Kryeministri Edi Rama

Opinion

Artur Ajazi: Përballja e Edi Ramës me vemjet e drejtësisë

25 Gusht, 16:53| Përditesimi: 25 Gusht, 16:58

  • Share

Prej disa kohësh, Edi Rama kryeministri i Shqipërisë, po përballet denjësisht me raste të shpeshta abuzimi nga prokurorët dhe gjyqtarët e kësaj drejtësie. Edhe pse reforma skartoi shumë të tillë, të korruptuar, të molepsur me rrjetin e krimit dhe trafikut, duket se akoma kanë mbetur elementë të tillë. Por më së shumti janë edhe ata që e kaluan Vettingun, dhe mendojnë se sot janë “të paprekshëm”.

Edi Rama ka konstatuar deri sot, e pakta 3 raste shkeljesh dhe abuzimi me ligjin, duke sfiduar dhe penguar hapur shtetin. Në Shkodër, Tiranë, Vlorë apo Elbasan, prokurorë e gjyqtarë po sfidojnë hapur shtetin dhe sabotojnë hapur reformat rradikale që qeveria ë Edi Ramës po ndërrmer për afrimin dhe integrimin e vendit në BE. Të marrësh vendime të kundraligjshme ndaj një objekti, prone apo ndertimi pa leje, duke sfiduar dhe abuzuar me ligjin dhe postin e prokurorit apo gjyqtarit, kjo është e pafalshme.

Prokurorët dhe gjyqtarët, nuk janë të “paprekshëm”, nuk janë të pakontestueshëm. Përkundrazi, eksperienca e 35 viteve, i ka nxjerrë ata shpesh në top-listën e korrupsionit dhe lidhjeve me grupet e trafikut dhe krimit të organizuar. Të kalosh Vettingun, të mendosh dhe besosh se, “jam i pagabueshëm” do të thotë se ke nisur të shkelësh ligjin dhe betimin.

Përballja e Edi Ramës me elementë të veçantë të sistemit të drejtësisë, që marrin paga të majme dhe vendime antiligjore, duke dëmtuar punën intensive të qeverisë, mbetet dinjitoze, epokale e admirueshme nga shumica e shqiptarëve.

Atë përballje, duhej ta bënin strukturat kontrolluese të drejtësisë, dhe jo të dalin me deklarata mbrojtëse ndaj atyre që Edi Rama i quan “abuzues dhe keqpërdorues të postit dhe ligjit”. Marrja e masave penalizuese nga KLGJ dhe Ministria ë Drejtësisë, për cilindo prokuror apo gjyqtar, është njëherësh vendosja e dinjitetit të shumicës së prokurorëve dhe gjyqtarëve që punojnë ndershmërisht duke zbatuar ligjet.

Korrupsioni dhe aferat në sistemin e drejtësisë, mbeten akoma njolla e keqe, që po pengon dhe dëmton efikasitetin e punës së qeverisjes Rama-4, dhe imazhin e vendit në BE. Të joshesh nga individë që kanë shkelur ligjin, dhe që duan të mbajnë të paprekshme ndertimin e paligjshëm, është dy herë sfidë që i bën shtetit dhe taksapaguesve, që paguajnë rrogën e majme të një prokurori apo gjyqtari.

Përballja e kryeministrit Rama, me raste flagrante të shkeljeve ligjore nga njerëzit e drejtësisë, duhet të jetë këmbanë alarmi për strukturat kontrolluese të Ministrisë Drejtësisë, KLGJ apo KLP, dhe jo shtysë për t’ju kundërvënë qeverisë dhe kreut të saj. Në rast se heshtin sot, nesër do të jenë të padenja tu kërkojnë llogari atyre që korrupsionin sot, e quajnë “diçka normale”, dhe denoncimin e kryeministrit si “futje hundësh në punët e drejtësisë së pavarur”.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kolegji rrëzon Lapajn dhe i jep mandatin Ana Dajkos, si e vlerësoni?