Kuvendi i Shqipërisë

Opinion

Artur Ajazi: Qeveri e re, opozitë e vjetër

12 Shtator, 22:07| Përditesimi: 12 Shtator, 22:14

  • Share

Kishim ca kohë që na kishte munguar dalja e beftë e Gazit drejt foltores së Parlamentit. Kishim ca kohë që na kishte munguar edhe dalja e Sali Berishës për të folur mbi “hesapet e veta që ka me qeverisjen Rama”. Edhe dje, u prezantua ai Berishë, ai Gaz Bardhi, ai Mul Noka, ajo opozitë, e cila ka mbetur e vjetër sa mosha e kryetarit të asaj partie. Po ato emra, po ato fytyra, po ata flakëhedhës që e nisën mbrapsht edhe Parlamentin e ri. Berisha pas humbjes, ka 2 muaj që punon për skenarin e ri të opozitës së vjetër. Mos prisni të shihni deputetë opozitarë që diskutojnë projektligjet, apo japin ide dhe mendime rrethe problematikave që diskutohen në Parlament. Jo, ata e kanë marrë detyrën.

Çdo njëri prej tyre, do të dale dhe do recitojë togfjalëshin “qeveri e krimit, deputetë dhe partie e krimit”, dhe kaq. Detyra e tyre është ë përcaktuar nga Saliu. Tek e fundit, shqiptarët u mësuan me opozitarët e plakur dhe të telendisur. Interesimi popullor, mbetet tek qeverisja e re, tek ministrat e rinj, tek program i qeverisës, tek rritja e rrogave, pensioneve, shtrimi i  rrugëve, rritja e hapësirave të gjelbëruara, lufta ndaj krimit, korrupsionit dhe trafiqeve. Pra, shqiptarët nuk janë më të “fantaksur” të shohin dhe dëgjojnë një grup deputetësh pa dinjitet, që i binden Saliut, dhe që sillen në Parlament si çuna lagjesh.

Ka ardhur koha të mendohet seriozisht për të ardhmen e këtij vendi, të brezave të rinj, të atyre që nesër mbarojnë shkollat dhe nuk gjejnë vendin e punës, tek rritja ekonomike e çdo familjari, tek hapja e qindra mijëra vendeve të reja të punës përmes investimeve dhe rritjes së forces financuese të bizneseve, etj. Saliut i ka mbetur ora në 1992, apo 1996. Kujton me nostalgji ato vite kur vidhej vota, kur bliheshin votuesit dhe komisionerët, kur rrihej socialisti mes qendrave të votimit, dhe askush nuk përgjigjej. Opozita e sotme, është  pjesë e muzeve dhe arkivave mendore të çdo shqiptari. Ambasadorët dhe faktori ndërkombëtar, e kanë thënë fjalën e tyre edhe për 11 Majin, ashtu siç e thanë masivisht shqiptarët me votën e lirë.

Nuk mund të ecim në 2025 drejt integrimit, me mendësi komuniste. Revolucionin me zjarr dhe tym, e duam ata që nuk duan demokracinë, fjalën dhe mendimin e lirë, e duan ata që pushtetin e duan  me merifete dhe pazare. Në demokraci, pushteti buron nga vota e lirë, të cilën Sali Berisha nuk e njeh, dhe nuk e ka zbatuar kurrë brenda partisë tij. Opozita aktuale është e asfiksuar, nga brutaliteti i një kryetari që nuk ka pranuar kurrë humbjen si opsion i largimit nga drejtimi i asaj partie.

Ajo shihet në Parlamentin e ri, thjesht  si një vjetërsirë, që me kalimin e kohës, nuk do ti rezistojë dot uraganit të një qeverisje të re, me detyra të mëdha, të vështira por të realizueshme, që ka deri në përmbushjen e plotë të synimit të integrimit të vendit  në BE./Javanews

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni ndryshimet që bëri Rama në kabinetin qeverisës?