Kronikë

Artur Bushi deri më tani i vetëm për Krujën, shpallen listat e zgjedhësve

10 Maj 2019, 19:29| Përditesimi: 10 Maj 2019, 19:45

  • Share

Në Bashkinë e Krujës dhe në të gjitha njësitë administrative të kësaj Bashke janë afishuar listat e zgjedhësve, për zgjedhjet e 30 qershorit. Mësohet se lista janë afishuar pranë Pallatit të Kulturës.

Në Bashkinë Krujë do të rikandidojë për një mandat të dytë kryetari aktual i bashkisë Artur Bushi.

Edhe nga mbledhja e Asamblesë së Partisë Socialiste, Bashkia Krujë i vetmi emër i propozuar nga baza socialiste është kryetari aktual.

Zyrtarisht pritet që emri të publikohet pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste ditën e shtunë, ku do të bëhen publike 61 emrat e kandidatëve për zgjedhjet vendore të 30 Qershorit.

Deri më tani Bushi është i vetmi kandidat në Krujë, pasi subjekt tjetër apo kandidat i pavarur nuk është regjistruar.

B.K./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?