Regjisori Kristaq Dhamo

'As flet, as lëviz', regjisori Kristaq Dhamo në gjendje të rënduar shëndetësore, familja: Kërkoi që ‘Tana’ i restauruar të shfaqej në Korçë

11 Korrik 2022, 16:30| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 16:46

  • Share

Regjisori Kristaq Dhamo, është shtruar në spital. Siç bëhet me dije gjendja e tij është e rënduar dhe nuk mund të flasë as të lëvizë, ndërsa shpresohet në një përmirësim të mundshëm. Në një komunikim 'via-email' familja e tij shpjegon situatën shëndetësore e një prej ‘baballarëve’ të kinematografisë shqiptare.

Në e-mailin e familjes (10 korrik pasdite) shkruhet si më poshtë:

“Dje edhe pse nuk ndihej mirë Kristaqi po mendonte për të shkruar një letër të shkurtër falënderimi për të gjithë kolegët dhe  bashkëpunëtorët e jashtëm në krijimin e një prodhimtareje  te vërtetë kinematografie kombëtare. Ndërkohë kishte edhe një mendim se ku mund të shfaqej filmi  Tana i restauruar. Sipas tij ai duhej te shfaqej ne Korçë, sepse ishte qyteti, fshati dhe teatri i tij që dhanë ndihmën më të madhe në realizimin faktik të filmit.

Por këtë e linte në dorën tuaj, duke çmuar shumë punën tuaj në Film Arkiv. Papritur, sot herët e shtruan në spital (10 korrik). Nuk është në gjendje të flasë, për të  lëvizur  jo se jo. Konsulta mjekësore që u zhvillua nga ora 15.00 thuhej me  bindje se brenda javës e folura do t’i kthehet normalisht, ndërsa të ecurit më me ngadalë. Ju urojmë suksese ne organizimin e festave te filmit. Familja e Kristaqit” shkruhet në komunikimin via-email.

Kineasti vitet e fundit e ka ndarë jetën mes Shqipërisë dhe Amerikës, dhe ka shfaqur komplikacione shëndetësore.

Së fundmi është restauruar filmi i parë artistik shqiptar “Tana”, që mban autorësinë e tij.

"Tana", filmi i parë artistik shqiptar

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?