Parku Kombetar i Divjakes

As kësaj here nuk na ka gënjyer Erion Braçe

25 Korrik 2020, 15:05| Përditesimi: 25 Korrik 2020, 15:11

  • Share

Dy fytyra më mbetën në mendje këtë paradite. Dy fytyra jo të nxira nga dielli i plazhit sikur tonat por dy fytyra të skuqura e të përvëluara nga dielli. Ndoshta qysh prej diellit të prillit e deri tani në korrik. Fytyra të djegura por të qeshura, fytyra që mundohen ta fshehin lodhjen por lodhja u duket aq e bukur, aq e fisshme. E para fytyrë e bukur është e një zonje, Lavdie quhet dhe paradite pastron e rregullon dhomat e një hoteli, më pas nxiton te fusha e familjes ku ujit e vjel perimet e stinës.

E dyta fytyrë e qeshur e miqësore është e Ardian Koçit, drejtorit punëtor të Parkut Kombëtar të Divjakës. Edhe sot që është fundjavë të dy janë në punë. Në fakt në punë është gjithë Divjaka dhe rrethinat e saj. Diku vilen frutat dhe perimet e verës, diku u shërbehet pushuesve, zjarrfikësit, policia bashkiake dhe e rendit janë të gjithë kudo të gatshëm. Nuk po shoh asgjëkund dembelizëm këtu dhe kushdo të qesh. Më besoni, buzëqeshin njerëzit këtu e nuk të shohin vëngër si në Dhërmi. Është pastër, është lirë, është miqësisht e dashur Divjaka. Me 100 lekë mund të ngjitesh në kullën e vrojtimit e të vrojtosh pyllin dhe detin e pafund. Me 200 lekë shëtit me varkë në ujërat e lagunës e mund të shohësh pelikanët dhe flamengot e rikthyera. Me 2 mijë lekë prenoton një dhomë me mëngjes dhe me çmimi i peshkut është më lirë se kudo.

Gjej pak kohë, eja vizito Divjakën, tako njerëzit e punës, ndihmo modestish biznesin lokal dhe falëndero deputetin e zonës Erion Braçen që me përkushtimin dhe punën e tij ia riktheu turizmin kësaj zone ku natyra është e paprekur ashtu si idealizmi i vetë Braçes!

Komento

Komente

  • Qeni Zamos: 26/07/2020 18:19

    Turizmi eshte nje fushe qe nuk shkruan dot ti Bledi se do art...kulture..qyeteterim. Shkruaj me mire ndonje artikull me laperdhi..me koqe..roçke..etj. E sa per parkun ate sikur e ka qendisur Blendi i turizmit ..bile ka bere kumbar dhe Erionin qe i ka vene edhe emrin Pelikanit Kaçurrel Le qe ku merr vesh ti nga pelikani kaçurel...pale te te flasin per kalosomen...

    Përgjigju
  • Lejla: 26/07/2020 15:59

    Model intelektuali dhe depute

    Përgjigju
  • O tej: 25/07/2020 22:03

    Ok sinqeritet

    Përgjigju
  • dori: 25/07/2020 20:40

    o mane po je icik i gjat per tja lepire atij xhuxhmaxhuxhit bibilushin... apo se ke problem ti shtrihesh dhe barkas. qurrash

    Përgjigju
  • Pelion: 25/07/2020 20:27

    Dakort z Mane po këta trimat e pd-së nuk kanë kohë të vizitojnë Divjakën,pasi këta bëjnë çbëjnë dhe shkojnë vizitojnë e kujtojnë gërdecin,bulevardin dëshmorët e kombit,shqipërinë e piramidave,e të 97-ës pasi këto janë veprat e tyre me të cilat krenohet shqupi Vrasësi dhe krimineli nuk mund të rrijë pa u kthyer në vëndin e krimit ,për ta vëndi i krimit është parajsa e botës ,prandaj z mane për çka shkruan kanë vlerë për ata që kanë sy e shikojnë dhe veshë që dëgjojnë e jo për ata që vetëm që lusin natë e ditë zi e vetëm zi.Respekt e mirnjhoje për njerzit e punës.

    Përgjigju
  • Alban: 25/07/2020 15:21

    Bravo per njerezit e punes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?