As prania e ambasadorëve nuk i ndali për të vijuar kaosin, Bardhi: I përshëndes! S'kemi kryer akte dhune për t'u përjashtuar nga Kuvendi

15 Janar, 17:53| Përditesimi: 15 Janar, 18:15

  • Share

 

Rithemelimin nuk e ndali as prania e ambasadorëve të huaj për të vijuar me skenarin e kaosit në sesionin e ri parlamentar. Gazment Bardhi tha se e përshëndet praninë e ambasadorëve në sallën e parlamentit por theksoi se nuk ishin njoftuar që presidenti Bajram Begaj do të mbante fjalë në seancë. I pyetur nëse i tremben përjashtimit nga Kuvendi pas kaosit që krijuan në këtë seancë, Bardhi tha se nuk kanë kryer asnjë akt dhune.

Si e komentoni praninë e ambasadorëve në Kuvend, a keni pasur kontakte me to?

Bardhi: E përshëndes prezencën e secilit prej ambasadorëve. Secili prej tyre ndryshe nga presidenti ka nxitur palët për dialog politik, i njihni deklaratat e tyre qoftë të ambasadorit Britani dhe qoftë të atij gjerman. Unë nuk takoj asnjë përfaqësues të vendeve mike as për ti dhënë këshilla e as për të marrë. S’kam marrë asnjë këshillë. Ata janë të shqetësuar që Shqipëria do të duhet të ketë një parlament funksional. Që parlamenti të bëhet funksional duhet të shkojmë te shkaku. Mos lejimi i kontrollit parlamentar ndaj ekzekutivit dhe zgjedhjet e lira.

Si mendoni se bëhet zgjidhja e konfliktit në parlament mes opozitës dhe mazhorancës?

Bardhi: Unë nuk sulmova presidentin. Sot presidenti u soll si i verbër sikur nuk e di se në Kuvend ka një konflikt mes mazhorancës dhe opozitës.

A i trembeni përjashtimit?

Bardhi: E drejta e protestës është e drejtë e garantuar nga kushtetuta e republikës së Shqipërisë. Fjala e presidentit nuk ishte në rend dite. Ne nuk dinim gjë që presidenti do mbante fjalë. PS e dinte kurse grupi i PD dhe të opozitës në Kuvend nuk kanë pasur dijeni për fjalën e presidentit. Nuk ka kryer asnjë akt dhune në seanca dhe asnjë veprim që disiplinohet si shkelje nga rregullorja e Kuvendit të Shqipërisë.


Lajmi kryesor:

E paprecedentë/ Rithemelimi pengon fjalimin e Begajt! Sesionin e ri e nisin me zakonin e vjetër! PS voton ministrat e rinj! Ambasadorët vëzhgojnë


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?