Në foto Qendra Kombëtare e Kinematografisë

Asambleja e Kineastëve Shqiptarë ‘Lumiere’, kundër anëtarëve të huaj në Këshillin e Miratimit të Projekteve në Qendrën e Kinematografisë

21 Qershor 2019, 13:52| Përditesimi: 21 Qershor 2019, 15:05

  • Share

Propozimi i kryetarit të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, Eduart Makri, për aplikimin e anëtarëve të huaj, në Këshillin e Miratimit të Projekteve (për filma me metrazh të gjatë, të shkurtër, dokumentarë edhe të animuar), është kundërshtuar nga Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë “Lumiere”.  Në një reagim për mediet, kjo asamble, argumenton, se ditën e djeshme (20. 6.2019) ka pranuar kërkesën për dorëheqje nga kryetari i Shoqatës, regjisori Eno Milkanit dhe zëvendësimin e tij me regjisorin Mevlan Shanaj, për shkak të firmës, që është hedhur lidhur me këtë çështje.

Në këtë mënyrë, Shoqata e Kineastëve “Lumiere”, kërkon gjithashtu edhe revokimin e firmës së hedhur nga Eno Milkani për formimin e KMP-ve me shtetas të huaj, pasi sipas tyre, kjo ndërmarrje bie në kundërshtim me statusin e QKK-së dhe me Ligjin e Kinematografisë.

Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë “Lumiere” këtë kërkesë ia ka dorëzuar këttë kërkesë edhe Qendrës Kombëtare të Kinematografisë dhe Ministrisë së Kulturës.

Me poshtë bashkangjitur deklarata e plotë:

Asambleja e përgjithshme e Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë “Lumiere” në të cilën u vendos:

1.       Pranimin e kërkesës për dorëheqje të zotit Eno Milkani nga funksioni i kryetarit të Shoqatës “Lumiere”.

2.       Me unanimitet Asambleja e Përgjithshme zgjodhi zotin Mevlan Shanaj në cilësinë e kryetarit të Shoqatës “Lumiere”.

3.       Revokimin e firmës së hedhur nga ish-kryetari lidhur me formimin e KMP-ve me shtetas të huaj edhe pikave të tjera që figurojnë në dokumentin e ashtuquajtur proces-verbal të hartuar nga QKK, pasi kjo firmë ka qenë në kundërshtimin me mandatin e anëtarësisë së Shoqatës “Lumiere”.

(Kliko këtu për të lexuar procesverbalet e datës 27 Maj 2019)

(Kliko këtu për të lexuar procesverbalet e datës 30 Maj 2019)

4.       Shoqata “Lumiere” ka kundërshtuar zyrtarisht propozimin fillestar të ish-kryetarit  të QKK-së, I.Butka, si dhe vijimësinë e të njëjtit propozim nga kryetari aktual Eduart Makri.

5.       Shoqata “Lumiere” vlerëson se kjo ndërmarrje e përfshirë në rregulloren aktuale të QKK bie krejtësisht në kundërshtim me statusin e QKK dhe me Ligjin e Kinematografisë.

6.       Procesi i ndjekur për propozime aktesh ligjore edhe nënligjore, është shoqëruar nga një mungesë transparence për të cilën SHKSHL, por edhe komuniteti nuk ka asnjë informacion.

7.       Shoqata “Lumiere”, duke konsideruar objektivisht parregullsinë ligjore morale, por edhe politike të rregullores aktuale, sugjeron rishikim e plotë të saj në interes publik të kinematografisë sonë kombëtare, sipas dispozitave të akteve ligjore edhe nënligjore në fuqi të Republikës së Shqipërisë.

Asambleja e Përgjithshme e Shoqatës së Kineastëve “Lumiere”  

Faksimilja e kërkesës së Asamblesë së Shoqatës së Kineastëve Shqiptarë ‘Lumiere’ drejtuar QKK dhe MK

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?