Viron Bezhani nga e diela nuk është më president i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar pavarësisht se mandati i përfundon deri kur të bëhen zgjedhjet e reja. Kjo pasi u shkarkua nga asambleja e jashtëzakonshme e cila u mbledh në mënyrë të papritur pa njoftuar as mediat. Për Report Tv Bezhani thote se shkarkimi i tij është i i paligjshëm:
‘Ajo asamble është jashtë ligjit sepse mblodhën firmat e 2/3-ve dhe një material i tillë nuk mu dha mua në dorë. E kërkova dy herë, si janë marrë këto firma? Dua origjinalin nëse është apo jo sepse rezultoi më pas që ato firma janë të falsifikuara. Unë e kërkova dy herë asamblenë statutore dhe shteti nuk ma lejoi. Këta marrin guximin që t’i grumbullojnë në këtë pandemi të jashtëzakonshëme.’
Për këtë, presidenti i KOKSH-it akuzon drejtëpërdrejt deputetin socialist Fidel Yllin:
‘Nëqoftëse deri dje politika nuk e kishte mendjen fare te sporti, dhe nuk e bëntë gjënë më miniale për të ezkistuar sporti, tani do ta gllabërojë. Këtë do ta bëjë nëpërmjet levave të tyre. Kush janë levat? Është përfaqësuesi i sportit në qeveri që është Fidel Ylli. Kjo hap një precedent të jashtëzakonshëm pasi për 3-4 muaj janë zgjedhjet. Nëse ndryshon qeveria, çfarë do të ndodhë? Do të mbledhim të gjithë federatat përsëri, t’i vëmë në rresht e tu themi nuk keni para nëse nuk vononi dhe të heqim Fidelin?!’
Sipas Bezhanit kjo nuk është mënyrë e paligjshme që Fidel Ylli të zgjidhet president i KOKSH-it.
‘Ky e di shumë mirë se çfarë rrëmuje u bë herën e parë që kërkonte te zgjidhej president kur u thyen tavolinat. Nëqoftëse ky mendon se do të thyejë prap tavolinat, për të hyrë me dhunë në insitucion, gabon rëndë’.
Bezhani thotë se për çështjen në fjalë do ti drejtohet gjykatës.
‘Nuk kam çfarë pres. Sot do t’i drejtohem prokurorisë për njëra nga çështjet. Nesër do të çojmë padinë në gjykatë. Në të dyja rastet ata duhet të ndërhyjnë për të vendosur ligjshmërinë.’
Sipas Bezhanit shkarkimi nga asambleja e KOKSH-it nuk do të pranohet nga ndërkombëtarët. Sakaq në ditët në vijim KOKSH pritet të njoftojë asamblenë zgjedhore ku do të zgjidhet edhe presidenti i ri.