Sport

Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, presidenti i FIFA-s: Më gëzon veçanërisht progresi i Shqipërisë në futboll

14 Qershor 2021, 17:23| Përditesimi: 14 Qershor 2021, 17:34

  • Share

Është mbajtur ditën e sotme Asambleja e Përgjithshme e FSHF-së, e cila ka marrë edhe disa disa vendime, ndërsa në hapje kanë bërë deklaratat e tyre presidenti Armand Duka, por edhe presidenti i FIFA-s Gianni Infantino.

Sekretari i Përgjithshëm i FSHF, Ilir Shulku, paraqiti raportin financiar për vitin 2020, që përfshin pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve si dhe bilancin për vitin 2020. Ky raport u hodh në votim dhe u miratua nga anëtarët e Asamblesë.

Në pjesën e fundit u diskutua për zgjedhjen e anëtarëve te Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes se Konflikteve. Anëtari i Komitetit Ekzekutiv, Enkelejd Alibeaj duke marrë fjalën tha se në përputhje me parashikimet e Nenit 69 të Statutit të FSHF, Dhoma Kombëtare e Zgjidhjes së Konflikteve përbëhet nga kryetari, dy nënkryetarë dhe dymbëdhjetë anëtarë të tjerë. Pesë anëtarë propozohen nga KE, pesë nga përfaqësuesit e klubeve dhe pesë nga përfaqësuesit e lojtarëve dhe trajnerëve.

Aktualisht DHKZK ka vetëm 10 anëtare prej të cilëve, për shkak të ezaurimit të dy mandateve 4-vjeçare, 6 nga anëtarët aktual nuk mund të rikandidojnë më për një mandat të tretë. Bazuar në propozimet e paraqitura kandidatët e propozuar u votuan me 51 vota nga anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së.

Ndërkohë kjo ishte fjala që presidenti i FIFA-s Gianni Infantino mbajti me rastin e Asamblesë së Përgjithshme.

“I dashur President i Federatës Shqiptare të Futbollit, i dashur Armand,

Të dashur miq të futbollit në Shqipëri

Të dashur pjesëmarrës,

Jam shumë i lumtur t’ju përcjell përshëndetjet e mia dhe t’ju uroj të gjithëve sot një Asamble te Përgjithshme Vjetore shumë produktive dhe të suksesshme.

Jemi shumë të lumtur të shohim punën e madhe dhe të vazhdueshme të Federatës Shqiptare të Futbollit, si brenda dhe jashtë fushës. E ardhmja e futbollit është e varur nga modernizimi, prezantimi i teknologjive të reja dhe infrastruktura e duhur për këdo të përshfirë në zhvillimin e lojës, në të gjitha nivelet.

Falë përkushtimit të Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe me mbështetjen e FIFA-s, kemi parë implementimin e standarteve të reja dhe moderne, ndërkohë që presim, shumë shpejt, prezantimin e video asistent arbitrit diçka që ne presim të fuqizojë futbollin në Shqipëri. 

Parimi themelor i Vizionit tim për vitet 2020 – 2023 është t’a bëj futbollin realisht global dhe progresi i Shqipërisë veçanërisht më jep kënaqësi. Është  mahnitëse kur sheh një vend kaq pasionat për lojën, që ndërmerr hapa kyç, të sigurt drejt rritjes së konkurrueshmërisë së futbollit dhe zhvillimin e tij në të gjitha nivelet e tij.

Kujdesi i veçantë i treguar ndaj futbollit të femrave, me incentivime për klubet që të formojnë ekipe femrash është shumë i rëndësishëm, dhe pa dyshim, futbolli tashmë rezonon me më shumë femra e vajza në të gjithë vendin.

Jemi shumë të lumtur të mbështesim ndërtimin e selisë së re të financuar me fondet e programit FIFA Forëard dhe infrastrukturën sportive të saj, çka përfaqëson një hap gjigand sot dhe për të ardhmen. Ndërkohë, kemi ofruar mbështetjen tonë gjatë pandemisë përmes Planit Lehtësues të FIFA-s për COVID-19.
I përcjellim urimet më të mira trajnerit Edoardo Reja dhe ekipit të tij për kualifikueset e Kupës së Botës. Ju jeni në një grup të fortë me Anglinë, Poloninë dhe Hungarinë, gjithashtu edhe Andorrën dhe San Marinon, dhe përgëzojme ata - dhe ju – për fillimin e mbarë, duke përfshirë dy fitoret.

President Armand, pjesëtarë të Federatës Shqiptare të Futbollit, ju falenderoj. Ju lutem vijojeni këtë punë të madhe për ruajtjen e së ardhmes, integritetit dhe zhvillimit të futbollit shqiptar.

Faleminderit dhe suksese në Asamblenë tuaj Vjetore,”-u shpreh Infantino.

 

Ne.k./KT/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produktet e kontaminuara, si e vlerësoni sigurinë ushqimore në Shqipëri?