Parku Olimpik ku ndodhen zyrat e KOKSH

Sport

Asambleja e përgjithshme e KOKSH, pas FSHF edhe FSHSSH nuk do të marrë pjesë

21 Prill, 16:42| Përditesimi: 21 Prill, 16:44

  • Share

Asambleja e Përgjithshme e KOKSH-it, që do të mbahet me 23 prill, është kthyer në një çështje në sportin shqiptar. Shkak është bërë vendimi i CAS pas gjyqit që nisi FSHF, për të mos njohur asamblenë e 2021 që i hapi rrugë zgjedhjet së Fidel Yllit, por që vetë KOKSH, e rregjistroi si të rregullt pasi Gjykata e Apelit i dha të drejtë.

Fillimisht ishte FSHF që njoftoi se nuk do të marrë pjesë, pasi KOKSH i ka mohuar ngritjen e çështjes së gjyqit gjatë asamblesë. Një kërkesë që sipas FSHF-së ka të drejtë ta bëjë çdo anëtar. Pas FSHF-së, edhe Federata Shqiptare e Sportit Shkollor ka dalë publikisht kundër pjesmarrjes në këtë asamble. Sekretari i përgjithshëm i kësaj federate Vikto Gjoni, ka shpërndarë një deklaratë për mediat ku shkruan:

“Deklaratë e Federatës Shqiptare të Sportit Shkollor (FSSSh)

Federata Shqiptare e Sportit Shkollor shpreh mbështetjen e saj ndaj vendimit të Federatës Shqiptare të Futbollit për të mos marrë pjesë në Asamblenë e 31-të të Përgjithshme të KOKSH, më 23 prill 2025.

Refuzimi i KOKSH për të përfshirë në rendin e ditës një kërkesë legjitime të një anëtari si FSHF, është një goditje për transparencën, barazinë dhe frymën olimpike. Kjo sjellje përjashtuese dëmton jo vetëm një federatë, por vetë thelbin e demokracisë brenda një organizate ku të gjithë anëtarët duhet të dëgjohen.”

Pikënisja e përplasjeve mes federatave dhe KOKSH, është krijimi i CAS-it shqiptar nga Komiteti Olimpik, por që nuk ka gjetur marrëveshjen me disa federata.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Diaspora po vendos, sa përcaktuese do jetë vota nga jashtë më 11 maj?