Erlind Pëllumbi konfirmohet si President i Federatës Shqiptare të Volejbollit.
Në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore, kërkuar nga 1/3 e anëtarësisë me të drejtë vote, Presidenti Erlind Pëllumbi u rizgjodh në krye të Federatës së Volejbollit me unanimitet të plotë.
Njëherësh më zgjedhjen e Presidentit u bë edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, që do të përbëhet nga Dashamir Brari, Konalsi Gjoka, Sokol Halili, Konalsi Gjoka, Gentiana Nicaj dhe Ornela Belba.
Punimet e Asamblesë i përshëndetën, Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli dhe z. Endrit Hoxha, zv/Ministër i Arsimit dhe Sportit.
Erlind Pëllumbi, me cilësinë e Presidentit të Federatës Ballkanike të Volejbollit, mirëpriti pak ditë më parë në Tiranë Asamblenë e Përgjithshme të Fedaratës Ballkanike të Volejbollit.