Erlind Pëllumbi në qendër

Sport

Asambleja e Volejbollit, Erlind Pëllumbi rizgjidhet në krye të Federatës

31 Janar, 15:35| Përditesimi: 31 Janar, 15:37

  • Share

Erlind Pëllumbi konfirmohet si President i Federatës Shqiptare të Volejbollit.

Në Asamblenë e Jashtëzakonshme Zgjedhore, kërkuar nga 1/3 e anëtarësisë me të drejtë vote, Presidenti Erlind Pëllumbi u rizgjodh në krye të Federatës së Volejbollit me unanimitet të plotë.

Njëherësh më zgjedhjen e Presidentit u bë edhe zgjedhja e anëtarëve të rinj të Komitetit Ekzekutiv, që do të përbëhet nga Dashamir Brari, Konalsi Gjoka, Sokol Halili, Konalsi Gjoka, Gentiana Nicaj dhe Ornela Belba.

Punimet e Asamblesë i përshëndetën, Presidenti i KOKSH, z. Fidel Ylli dhe z. Endrit Hoxha, zv/Ministër i Arsimit dhe Sportit.

Erlind Pëllumbi, me cilësinë e Presidentit të Federatës Ballkanike të Volejbollit, mirëpriti pak ditë më parë në Tiranë Asamblenë e Përgjithshme të Fedaratës Ballkanike të Volejbollit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?