Deputeti Fatmir Mediu, i pranishëm në Asamblenë parlamentare të OSCE-së në Porto të Portugalisë, foli për zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri, duke i cilësuar si një proces jo i lirë dhe i ndershëm. Ai thotë se vendi ndodhet në autokraci pasi nuk ka më sistem parlamentar dhe zgjedhje të lira e të ndershme.
Sipas tij, administrata ka funksionuar si një "makineri elektorale" në favor të PS, dhe se nga krimi janë zgjedhur emra të panjohur. Si “provë” për këtë, ai përmendi se një vajzë e re mori 92 vota në një burg.
“Do përmend një shembull: një vajzë e re, 25 vjeçe, mori 92 vota në një burg me 112 të burgosur. Kjo është një provë e qartë e ndikimit të krimit të organizuar, dhe ky ndikim shtrihet edhe në zona të tjera.”, tha Mediu.
Një tjetër problematikë e rëndësishme sipas Mediut është edhe drejtësia, teksa tha se po përdoret si armë politike për të goditur eksponentë të opozitës.
“Një tjetër problem serioz në Shqipëri është drejtësia. Të gjithë flasin për drejtësi të pavarur – dhe ne jemi pro drejtësisë së pavarur – por përdorimi i saj si armë politike kundër opozitës, arrestimet, ndjekjet penale dhe përpjekja për të futur të gjithë liderët e opozitës në gjykatë para zgjedhjeve nuk më bind që Shqipëria është ndryshe nga Gjeorgjia. Dhe këtu po flasim për një vend anëtar të NATO-s, një vend me perspektivë drejt BE-së. Por duket se nuk i përmbushim as standardet minimale të NATO-s, as ato të BE-së.”, tha Mediu.
Fjala e plotë:
Faleminderit, znj. Presidente. Dua të falënderoj znj. Karimi dhe gjithashtu Bjornin dhe kolegët e tjerë nga OSCE PA që morën pjesë në misionin e vëzhgimit në Shqipëri.
Dua të nis me një pikë që Sekretari i Përgjithshëm Guterres përmendi lidhur me punën tonë dhe na komplimentoi se ne kemi për detyrë t’i bëjmë zgjedhjet më të lira. Por kur shoh raportin, është alarmante. Nuk është se po shkojmë drejt më shumë lirisë – përkundrazi, po kalojmë nga keq tek më keq përsa i përket zgjedhjeve në Shqipëri.
Dua të ndalem te disa nga pikat që përmendi znj. Karimi. Le të jem pak më specifik:
Qeveria shpërndau një bonus prej 100 eurosh nga Kryeministri për afro 800,000 pensionistë një muaj para zgjedhjeve, që përbën blerje të qartë votash. Po ashtu, gjobat nga 2015 deri më 2025, vetëm dy ditë para zgjedhjeve, kapën shifrën e rreth 200 milionë dollarëve. Rreth gjysmë miliard dollarë u dhanë për prokurime në shkelje të ligjit.
Një tjetër problem i madh është mungesa e ndarjes së partisë nga shteti. Dikur kemi jetuar në një regjim ku kishte një parti, një shtet – dhe sot kjo po kthehet në një problem serioz. Administrata civile është shkrirë me qeverinë socialiste dhe po funksionon si një makinë elektorale në favor të partisë në pushtet.
Një nga problemet më të mëdha në Shqipëri, që duhet marrë shumë seriozisht, është bashkëpunimi mes shtetit dhe krimit të organizuar, përfshirë pastrimin e parave. Ka raste të qarta në Shqipëri ku persona të panjohur për publikun janë zgjedhur me mbështetje të krimit të organizuar. Ka prova të qarta për këtë – ata kanë marrë më shumë vota sesa figura të spikatura që kanë qenë aktivë në politikë për shumë vite, përfshirë nga vetë partia socialiste.
Do përmend një shembull: një vajzë e re, 25 vjeçe, mori 92 vota në një burg me 112 të burgosur. Kjo është një provë e qartë e ndikimit të krimit të organizuar, dhe ky ndikim shtrihet edhe në zona të tjera.
Një tjetër problem serioz në Shqipëri është drejtësia. Të gjithë flasin për drejtësi të pavarur – dhe ne jemi pro drejtësisë së pavarur – por përdorimi i saj si armë politike kundër opozitës, arrestimet, ndjekjet penale dhe përpjekja për të futur të gjithë liderët e opozitës në gjykatë para zgjedhjeve nuk më bind që Shqipëria është ndryshe nga Gjeorgjia. Dhe këtu po flasim për një vend anëtar të NATO-s, një vend me perspektivë drejt BE-së. Por duket se nuk i përmbushim as standardet minimale të NATO-s, as ato të BE-së.
Znj. Karimi përmendi edhe çështjen e pjesëmarrjes së grave. Një kolegia ime shkoi të vëzhgonte zgjedhjet me vajzën e saj ditën e zgjedhjeve. E dini çfarë i thanë njerëzit e krimit të organizuar që kontrollonin atë zonë në qendrën e votimit? “Vajza jote është e bukur. Mund ta përdorim.” Kur kjo i thuhet një deputeteje, imagjinoni çfarë ndodh me qytetarët e zakonshëm.
Duhet të hapim sytë dhe të flasim hapur. Nuk dua që disa njerëz të lexojnë vetëm gjysmën e fjalisë nga njëra anë, dhe të tjerët gjysmën tjetër nga ana tjetër. Disa lexojnë nga e majta në të djathtë si latinët, e disa nga e djathta në të majtë si arabët. Le ta themi të vërtetën siç është: këto zgjedhje ishin një farsë. Dhe ne po përballemi me një situatë shumë kritike në Shqipëri, sepse nuk kemi më sistem parlamentar. Kemi një autokraci. Dhe një autokraci nuk zhvillon kurrë zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Komente

fol to fol ihet ne UsA ihet ne osbe ske faj to se ska drejtesi se te ishe ne europe do kishe henger te pakten 25 vjet burg
PërgjigjuPopulli shqiptare tu prite per 21 janarin
PërgjigjuNË NJË FILM SHQIPTAR NJË NJERI QË E KISHTE ZËNË RRUGA NATËN I FOLI TË ZOTIT TË SHTËPIS DUKE I THËNË LIDHI QËNTË O I ZOTI SHTËPIS.
Përgjigju