Moment nga stervitja e sotme

Sport

Asani vë në alarm Sylvinhon, analiza të detajuara për Ukrainën! Kuqezinjtë stërviten pas ndeshjes me Çekinë

17 Nëntor 2024, 14:31| Përditesimi: 17 Nëntor 2024, 14:35

  • Share

Kombëtarja shqiptare është rikthyer sot në stërvitje pas ndeshjes me Çekinë ku mësohet se sipas të gjitha gjasave Jasir Asani do të humbasë ndeshjen me Ukrainën, e fundit në Ligën e Kombeve që luhet të martën. Mëgjarashi u dëmtua të shtunën përballë Çekisë dhe la fushën në pjesën e parë, teksa vendin e tij e mori Taulant Seferi.

Asani në vijim do ti nënshtrohet analizave më të detajuara për të kuptuar nëse do mund të vijojë me kombëtaren ose jo. Sa i takon pjesës tjetër të përfaqësuese, lojtarët të cilët morën minuta të shtunën u stërviten në palestër dhe bënë fizioterapi, ndërsa ata të cilët nuk aktivizuan zbritën në fushë, duke kryer ushtrime me topin dhe skema të ndryshme.

Ne.k./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?