BULQIZE- Gazetari i Report TV, Arsen Rusta ka udhëtuar në fshatin Zapoq të Ostrenit të Madh në Bulqizë, një ditë pas tragjedisë që përfshiu familjen Tola. Nëna Rajmonda Tola së bashku me dy fëmijët e saj, Fatjonin dhe Rudinën humbën jetën, për shkak të asfiksisë nga tymi i sobës, ndërsa vajza tjetër Merita ndodhet në Spitalin Ushtarak jashtë rrezikut për jetën
***
Ditën e djeshme, Fatjoni duhej të kishte hapur derën e shtëpisë për të shkuar në shkollë ku vazhdonte klasën e tetë. Mungesa e tij vuri në lëvizje të afërmit e familjes Tola, fqinj në fshatin Ostren të Bulqizës, duke trokitur në familjen e Ylberit. Por nuk kanë marrë asnjë përgjigje. Kunata e shtëpisë, ka kërkuar ndihmën e fqinjëve të tjerë, ku pasi kanë hapur derën me forcë, kanë mbetur të shtangur. Rajmonda dhe dy fëmijët e saj, Fatjoni 14-vjeçar dhe Rudina 22 vjeç, e cila këtë shtator do të martohej, ishin të pajetë! Në mesin e kësaj dhimbje të papërshkrueshme, sytë e shpresës u kthyen nga vajza tjetër e shtëpisë, Merita, 16-vjeçare, e cila kishte shenja jete. Për kryefamiljarin Ylber Tola, i cili ishte në Greqi si emigrant ku bënte punë sezonale vajtje-ardhje, telefonata e djeshme nga të afërmit, do të ishte më tragjikja në jetën e tij. Ai mori lajmin se bashkëshortja e dy fëmijët humbën jetën mbi dyshimet se janë asfiskuar nga tymi i sobës me dru me të cilën ngroheshin, ndërsa mrekullisht, Merita e kaloi rrezikun për jetën pas ndihmës mjekësore që mori në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Kthimi në atdhe nuk ishte aspak i lehtë për Ylberin. Do duhet të japë lamtumirën më të hidhur. Thotë se nuk e di më se çfarë ndjen, përveç boshllëkut të pazëvendësueshëm që i lë humbja e njerëzve të zemrës. Megjithatë, atij i mbetet të bëhet i fortë, për vazjën tjetër që ia hodhi kësaj tragjedie, por edhe për vajzën më të madhe, e cila është e martuar. Mbi të gjitha për 16-vjeçaren, e cila ende nuk e ka mësuar se nëna, motra dhe vëllai i saj i vogël nuk mundën të mbijetojnë brenda të njëjtave mure prej nga ajo doli e gjallë. Me gjithë mallin për fëmijët dhe lodhjen nga puna në një shtet të huaj, nuk ndihet fajtor që ka qëndruar larg familjes, pasi nëse nuk do të kishte punuar në emigrim, siç Ylberi thotë - "asgjë nuk do të kishim bërë".
Në fshatin Zapoq të Ostreni, ku ishte këtë të shtunë gazetari i Report Tv, Arsen Rustan, mbizotëron zia, lotët e dhimbja. Tre jetë të humbura nga e njëjta familje. Rudina, e cila do ta kurorëzonte dashurinë e saj me një banor të fshatit fqinj me Ostrenin, mban veshur fustanin e nusërisë, jo për në altar, por fatkeqësisht për në banesën e fundit.
Familja ka hapur dyert e mortit, dhe trupat e pajetë u përcollën për në banesën e fundit. Për të lehtësuar sadopak dhimbjen, shpenzimet për ceremoninë mortore u mbulohen nga Bashkia e Bulqizës, ndërsa për të shprehur ngushëllimet në familjen Tola ishin edhe kryebashkiaku Lefter Alla dhe deputeti i Bulqizës, Halil Jakimi.
Report Tv publikon fotot e tre të ndjerëve që u shuan në banesën e tyre në Ostren të Bulqizës. Fatjoni ishte më i vogli, vetëm 14 vjeç. Një foto që flet mjaft për lidhjen e tyre, është kjo ku nëna, Rajmonda, vajza Rudina dhe djali Fajtoni shfaqen të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit. Një gëzim që fatkeqësisht iu ndal krejt papritur, duke gjetur vdekjen një ditë më parë me dyshimin se janë asfikuar nga tymi i përhapur nga soba e ngrohjes me dru.
Me lule në duar, shokët e klasës, të afërm e kushërinj të tyre, kryesuan kortezhin për të përcjellë në banesën e fundit, Fatjonin, Rudinën, dhe nënën e tyre, Rajmondën. Nga banesa deri tek varrezat, një rrugë e gjatë, të afërm, miq, e njerëz nga fshatrat përreth të tronditur nga kjo tragjedi, ecën në këmbë, duke i mbajtur në krah arkivolët. Një traditë kjo e zonës, ku arkivolët nuk i transportojnë me makinë.
Bashkia e Bulqizës do të mbulojë shpenzimet për përcjelljen e në banesën e fundit të tre pjesëtarëve të familjes Tola që humbën jetën të asfiksuar një ditë më parë. Kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla u shpreh për Report Tv në mbledhjen e parë të Këshillit Bashkiak do të propozojë akordimin e një fondi të posaçëm për t'i ardhur në ndihmë pjesës tjetër të familjes.
"Është një ngjarje që ka tronditur të gjithë familjen Tola dhe gjithë Bashkinë e Bulqizës. Është një dramë e vërtetë. Një tragjedi e vërtetë. I urojmë shërim së më të shpejtë vajzës që është në spital. Do mbulojmë shpenzimet e varrimit dhe do kërkoj që në mbledhjen më të afër të këshillit bashkiak të akordojmë një fond të posaçëm. Ne do jemi në mbështetje të familjes. Besoj se do ketë një vendim unanim për të ndihmuar këtë familje. Janë ekspertët ata që do të thonë fjalën e fundit lidhur me shkakun", u shpreh Lefter Alla për Report Tv.
Në familjen ku ka pllakosur morti ka shkuar edhe deputeti i zonës Halil Jakimi.
"Kësaj dhimbje i bashkohen qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Nga Bashkia janë mbuluar shpenzimet për varrimin. Në mbledhjen e Këshillit të Bashkiak do vendosim t'i vijmë në ndihmë familjes. Kjo familje ndan sot një dhimbje të madhe. Nuk kam çfarë shtoj tjetër vetëm qofshin të xhenetit', u shpreh Jakimi.
Fajton Tola 14-vjeç dje do duhet të ishte në shkollë bashkë me shokët dhe shoqet e klasës. Por sot ata me lule në dorë kanë shkuar në shtëpinë e tij për ta përcjellë për në banesën e fundit, duke i shprehur ngushëllimet familjarëve të tij. Fatjoni bashkë më nënë Rajmonda 45-vjeç dhe motën Rudina vdiqën të asfikuar nga tymi i sobës me dru, me të cilën po ngroheshin.
Daja i fëmijëve që humbën jetën nga asfikia në fshatin Zapoq të Ostrenit të Madh ka treguar për Report Tv detajin e trishtë një ditë pas tragjedisë. Ai tha se vajza tjetër Merita e cila ndodhet në spitalin e Traumës, nuk e di se nëna e saj dhe motra me vëllanë kanë ndërruar jetë.
"Merita nuk e di akoma, nuk i kemi treguar. Ka shkuar në gjendje të rëndë në Tiranë dhe nuk di asgjë", u shpreh daja e Meritës.
Ylber Tola, kryefamiljari që humbi një ditë më parë bashkëshorten dhe dy fëmijët si pasojë e akfiksisë ka treguar se si mori vesh për ngjarjen e rëndë, ndërsa ka kërkuar edhe që të zbardhet ngjarja.
"Më morën në telefon më kanë treguar. Unë bissedova një natë më parë me familjen dhe pastaj nuk fola gjithë ditën. Ngroheshim me dru me gaz. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Unë mbrëmë erdha nga Greqia. Unë dua që të zbardhet sa më shpejt. Fajtoni ishte në klasën e tetë. Unë nuk e di si jam dhe si do jem. Kam ngelur vetëm me dy fëmijë. Dy vdiqën. Dua vetëm të zbardhet, nuk dua asgjë tjetër. Kam gati 20 vite në Greqi. Jam sistemuar me letra. Merresh me bujqësi, krasitje. Kemi lopë në shtëpi por më shumë nga Greqia. Nëse unë nuk do shkoja në emigrim, asgjë nuk do kishim bërë", u shpreh Ylber Tola.
Të afërmit e nënës dhe dy fëmijëve që ndërruan jetë pas asfiksisë, mes tyre edhe xhaxhai kanë folur mes dhimbjes për humbjen e madhe. Ata kanë treguar se vajza Rudina Tola, 22-vjeç e cila do të martohej në datën 10 shtator, do të përcillet për në banesën e fundit e veshur si nuse.
"Unë kam vite në Greqi. Tani kisha ikur para një jave. I kujtoj si njerëzit e mi, si njerëzit më të afërt. Rudina e kishte prerë datën. Martohej në 10 shtator.
Na kanë ndihmuar. I çuan në Peshkopi dhe i kthyen prapë. Nuk na kanë treguar asgjë. Sot e kemi bërë nuse, e kemi nxjerrë nuse", u shprehën ata.
Kushërinjtë e Rajmonda Tolës, nënës 45-vjeçares që vdiq e asfiksuar bashkë me dy fëmijët e saj kanë treguar se viktimat janë gjetur pa shenja jete nga kunata e saj e cila ka parë se në orët e paradites asnjë nga fëmijët nuk po dilte nga shtëpia.
"E kemi gocë daje. Ylberi është shumë i rënduar. Ne ngrohemi me dru. I ka gjetur kunata. Ka parë në orën 10-11. Ka parë që nuk ka pasur lëvizje. Djali nuk ka dalë për të shkuar në shkollë. Ka parë që nuk kanë dalë nga shtëpia. Ka kërkuar ndihmë nga komshinjtë. Janë shumë kushte të vështira", u shprehën ata.
DO ISHTE ME MIRE te ngroheshit me dru,,,apo me korent sesa me gaz,,,hiqeni gazin per ngrohje o njerez,,,maksimumi gazi te perdoret vetem per gatim dhe jashte shtepise ,,,...mosni se po merrni ne qafe femijet ,,,nuk I kemi teper njerezit,,,kjo eshte humbje e madhe dhe per shoqerine tone ne pergjithesi,,,,ngushellime familjes...
PërgjigjuShek i 21 vendi akoma nuk mund të perparoje në metoda të tjera ngrohjeje por me dru si në mesjetë, dhe pyjet i kemi degjeneruar gjithashtu dhe kafshet e shkreta qe jetojnë në ta.
PërgjigjuTi kafsha qenke tamam kafsh ne kuptimin me te plote te fjales. Po ne vendet Nordike me cfare ngohen thua?? Apo dhe ata nuk kan gjetur menyra alternative ngohjeje? Si thua ti mbetje urbane qe e quan veten me superlativa «kafsh»!!!