5 gra, punonjëse të një fabrike në Durrës janë asfiksuar pasditen e sotme gjatë kohës që ishin në punë. Ata u shfaqën në urgjencën e Durrësit me dhimbje stomaku, të vjella dhe gjendje të fikëti, ku mjekët thanë se ishin në gjendje të helmuar.
Në spitalin e Durrësit u shfaqën me shenja helmimi O. A., 41 vjeçe, A. R., 26 vjeçe, M. Xh., 30 vjeçe, A. Gj., 35 vjeçe dhe J. K., 38 vjeçe, ku pas marrjes së mjekimi janë dërguar në shtëpi.
Fabrika ku u helmuan gratë merret me prodhimin e kabllove për automjetet dhe gjatë natës është kryer dezinfektimi i ambienteve. Fabrika ‘Forschner Albania’ e një kompanie gjermane ndodhet në autostradën Durrës-Tiranë.
Mendohet se punonjësit kanë prekur solucionet, pasi nuk kanë pasur idenë për dezinfektimin dhe më pas u janë shfaqur simptoma.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Dalin pamje të fabrikës në Durrës, ku sot u helmuan 5 punonjëse. Fabrika ku u helmuan gratë merret me prodhimin e kabllove për automjetet dhe gjatë natës është kryer dezinfektimi i ambienteve. Mendohet se punonjësit kanë prekur solucionet, pasi nuk kanë pasur idenë për dezinfektimin dhe më pas u janë shfaqur simptoma.
Mjekja e Urgjencës së Durrësit, Mira Kale ka folur për gjendjen e 5 grave të helmuara në një fasoneri në Durrës. Mjekja tha se gratë u paraqitën me dhimbje stomaku dhe të vjella, dhe pas marrjes së mjekimit janë përcjellë për në shtëpi ku ndodhen në gjendje të mirë.