Asfiksohet në punë, humb jetën punonjësi i inerteve në Përmet

21 Qershor 2019, 11:53| Përditesimi: 21 Qershor 2019, 12:03

  • Share

Një i moshuar rreth të 60-tave në Përmet mësohet të ketë humbur jetën në ambjentet e punës.

Sipas informacioneve, rreth orës 11:00, në nyjen e inerteve pranë fashatit Kosinë Përmet, ka humbur jetën aksidentalisht personi me inicialet S.P., rreth 60 vjeç, banues në Përmet, i cili ishte punonjës në këtë aktivitet privat.

I ndjeri u gjet tek hinka e thithjes së rërës e çimentos dhe nga asfiksimi i këtyre të fundit ai nuk mundi dot të mbijetonte. Mësohet se ai kishte 30 vite në atë pozicion pune.

Në vëndngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?