'Asgjë për t'u befasuar'/ Dosja 500 faqe për Berishën, Denis Dyrnjaja: Pritet vetëm vendimi i gjykatës! Berisha po gropos veten dhe PD-në

16 Shtator, 14:21| Përditesimi: 16 Shtator, 14:49

  • Share

Analisti Denis Dyrnjaja ishte sot në ‘Sot Live në Shqipëri’ ku komentoi për Nertil Agalliun dosjen Berisha në SPAK dhe të ardhmen e opozitës tashmë me kryetarin e saj si të pandehur.

Dyrnjaja referuar dosjes 500 faqe të Berishës shprehet se nuk ka asnjë surprizë dhe tashmë vetëm pritet vendimi i gjykatës.

'Nuk kisha surprizë. Asgjë për tu befasuar. Lajmi do jetë vendimi i gjykatës. Duke rendur pas skupeve, pas interesit të zgjojmë etjen për informacion, rendim tek dyert e SPAK. Është një prej instrumenteve që formon pazëllin e drejtësisë. Besoj se do ishte e nxituar të bëjmë interpretimin e çështjes. Të presim atë që do thotë gjykata dhe drejtësia. Besoj se do jetë proces i gjatë. Nga krahu tjetër do jetë kosto për Berishën si politikan pasi janë zgjedhjet 2025. Do ketë ngërç për prezencën e Berishës dhe do jetë pengesë për PD, opozitën, që mendon se do fitojë zgjedhjet e 2025 me kryetarin në akuzë.'

Sa i përket një vendimi të mundshëm të Berishës lidhur me karrierën e tij politike, Dyrnjaja thekson se Berisha me veten e ti do fundosi edhe PD-në.

'Nuk mendoj se do kishte marrë një vendim sot, kjo gjë do kishte ndodhur më parë. Nëse e do PD, duhet të kishte ndërmarrë hapa të tjerë. PD do ketë fatin e Berishës dhe atë që i ka shkruar Berisha në historinë e fatit të saj. Nëse Berisha gropos veten do gropos dhe PD-në. Disa janë rreshtuar në krah të Berishës a  thua se i tha dikush tjetër ato fjalë. Përpiqen të imitojnë qenien politike që ka Berisha. Përpiqen ti pëlqejë Berisha.'

Më tej, Dyrnjaja vuri në dukje se në Shqipëri vetëm përpiqen që ti pëlqejnë kryetarit dhe nuk ka një mentalitet të rij politik.

'Ata kanë hyrë në një rrugë, edhe pse ka një fund të parashkruar sipas meje. Berisha e ka mbyllur ciklin e vetë politikë. Marrja peng e PD, por është pjesë e madhe e opozitës elektorati. Vendi nuk ka alternativë e fortë për të rivalizuar Ramën. Ajo vajza e re, që Rama i tha se do jesh kryetare, ajo tha Rama ka harruar veten dhe po punon për vendin. Duan të gjithë ti bien në sy kryetarit. Po ndodhin thagma, po na zgjohet Enveri. Kulti i individit nuk ka vdekur kurrë në Shqipëri. Është edhe te një drejtor zyre, kudo, te një parti politike e madhe. Nuk po shpëtojmë dot nga kulti i individit. Edhe brezi i ri është mëkuar me këtë formë. Rrugëtimi është me rrul. Ka nevojë për evolucion. Mental politik. Duhet hapur mendja.'

Opozita sipas tij është pa kauzë, ndërsa partitët e reja nuk kanë në përbërje më shumë se 2 veta.

'Opozita pa kauzë të vërtetë, ka grupe kanë akuzuar njëri tjetrin me fakte. Nuk kanë besueshmëri publike. Hiq njerëzit e elektoratit që është anëtarësia.

Tjetra është në pushtet. Të ka ndezur ndonjë kauzë reale e opozitës deri sot? Ka vetëm denoncime, por nuk dihet çfarë ndodh. Njerëzit në fund fare këtë kanë, o Edi Ramën, o Sali Berishën. Këto parti të tjera janë me 1 apo 2 veta. Po ti mbledhësh të gjithë vetëm Dashi votohet. Demokracia është konceptuar gabim. Gjithmonë kryetari duhet të ngazëllehet. Thjesht kush ka batutat më interesante, kush gënjen më shumë në publik.'

Lidhur me Partinë e Lirisë dhe Ilir Metën, për Dyrnjanë nuk po prodhojnë asnjë efekt në publik.

'Ata për momentin po merren me pikniqet, me pelegrinazhin e Metës në ujërat blu të Shqipërisë, vetëm politikë nuk ka më tek Partia e Lirisë. Janë 5 prioritetet që nuk po prodhojnë asnjë efekt në publik. Asnjë njeri nuk përmend Partinë e Lirisë.'

Rama do hyjë në histori sipas Dyrnjasë për marrjen e mandatit të katërt apo të pestë dhe jo lidhur me inceneratorët.

'Ai është në rregull, po merr mandatin e katërt, po shkon drejt 2030. Politikisht do kujtohet thjesht si kryeministri që mori 4 apo 5 mandate, nuk do kujtojë njeri inceneratorët, apo kushtoi kjo rruga kaq. Do futet si i pari kryeministër, që mori 3 mandate apo që do marri 4 apo 5 mandate.'

Primaret në PD nuk kanë funksionuar sipas Dyrnjasë dhe gjithmonë dihet se kush vendos në atë parti.

'Te primaret e Tiranës ishin 7 kandidatë, ata 7 mundoheshin kush bënte më shumë elozhe njëri tjetrit. Doli njëri prej tyre që e kishin paracaktuar. Unë të kam thënë se kjo garë është kot se e ka fituar Erion Veliaj. Që në nëse nuk ka garë reale, pas aty është Berisha dhe nuk ka si të ketë garë reale. Mirë që gënjejnë veten, mendoj se do na gënjejnë dhe ne. Ti ke futur njëherë duart në kutinë e votimit. Nuk të besoj dot. Le ta bëjnë procesin e besueshëm dhe ok do e pranojmë. Askush nuk është i pandryshueshëm. Le ta bëjnë.'

Më tej, për emrat e drejtuesve politikë të PD në qarqe, shumica e tyre janë antipatikë për Dyrnjanë, ndërsa i vetmi që kishte influencë në zonën e tij si Luçiano Boçi dhe theu herësin në 2021, u largua për në Shkodër.

'Boçi ishte i vetmi njeri nga opozita që mori 20 mijë vota. Dhe nuk është lajm kjo, por mori më shumë vota se koalicioni PD-LSI. Tejkaloi dhe koalicionin. Kur kandidati është i zgjedhur në vendin e duhur, nuk ka njeri që e manipulon votën. Është çështje besimi tek njerëz, vendosin njerëz me integritet dhe shihni surpriza në zgjedhje. Këta janë antipatikë, nuk i durojnë dot njerëzit. Politikisht nuk prodhojnë asgjë, prodhojnë bezdi politike.'

Sa i përket listave të PS-së, edhe ata nuk kanë simpati në popull, por kanë Rama shton Dyrnjaja, që me xhiron e tij, me mënyrën e tij në Shqipëri gjatë fushatës zgjedhore fiton vota.

'Këta të tjerët nuk ka kanë kimi, por i fiton a i që është mbi kalë. I rekuperon votat Edi Rama nga krahu tjetër del, i fut një tur një muaj para zgjedhjeve, i mbledh votat me mënyrën e vet. Kësaj mënyre këta nuk dinë si ti përgjigjen. Nuk kanë qasje. Po të imitojnë Ramën, janë të humbur. Se Ramën nuk e bën njeri më mirë se Rama. Me Berishën kanë mbaruar punë. I njëjti fjalim si para 10 vitesh edhe sot. Duhet mendësi e re. Duhet ajrosje politike.'

Ora 14:32
Drejtuesit e PD-së në qarqe/ Denis Dyrnjaja: Janë antipatikë, njerëzit nuk i durojnë dot! Prodhojnë bezdi politike

 

Emrat e drejtuesve politikë të PD në qarqe, shumica e tyre janë antipatikë për Denis Dyrnjanë në 'Sot Live në Shqipëri', ndërsa i vetmi që kishte influencë në zonën e tij si Luçiano Boçi dhe theu herësin në 2021, u largua për në Shkodër.

'Boçi ishte i vetmi njeri nga opozita që mori 20 mijë vota. Dhe nuk është lajm kjo, por mori më shumë vota se koalicioni PD-LSI. Tejkaloi dhe koalicionin. Kur kandidati është i zgjedhur në vendin e duhur, nuk ka njeri që e manipulon votën. Është çështje besimi tek njerëz, vendosin njerëz me integritet dhe shihni surpriza në zgjedhje. Këta janë antipatikë, nuk i durojnë dot njerëzit. Politikisht nuk prodhojnë asgjë, prodhojnë bezdi politike.'

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Antoni: 16/09/2024 14:36

    Skanim shum i perpiket,po kush degjon ,dhe bejn qe nuk shofin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?