Shkodër- Policia ka asgjësuar sot 1288 fidanë dhe 479 bimë kanbisi bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës.
Asgjësimi i tyre u bë në kuadër të vijimit të opearcionit ‘Koordinata’.
Në njoftimin zyrtar për mediat blutë bëjnë me dije se vijon puna për kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve.
Një ditë më parë po në këtë qark policia asgjësoi 625 bimë kanabisi, ndërsa nisi hetimet për dy kryetarë fshatrash dhe një specialist pyjesh.
Njoftimi i policisë.
Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 1288 fidanë dhe 479 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësisë administrative Shllak dhe asgjësuan 1011 fidanë dhe 479 bimë cannabisi.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult dhe asgjësuan 277 fidanë narkotikë cannabis sativa.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të autorëve të këtyre rasteve të kultivimit.
Operacioni antikanabis i koduar “Koordinata”, vijon.
Komente
