Kronikë

Asgjësohen 3334 fidanë dhe bimë kanabisi në Lezhë, arrestohet 30-vjeçari! Në kërkim i vëllai dhe një tjetër

25 Maj, 12:20| Përditesimi: 25 Maj, 12:43

  • Share

Lezhë- Policia e Lezhës ka vazhduar aksionin për goditjen e rasteve të kultivimit të lëndëve narkotike. Gjatë këtij operacioni blutë evidentuan në Malin e Rrencit një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara kanabis.

Në pranga ra një 30-vjeçar me dy identitete, Serxhio Brenga Matija, banues në Velipojë, i cili rezulton person i shpallur në  kërkim për veprën penale plagosja e lehtë me dashje.

Gjithashtu u shpallën në kërkim Mateo Bregna (vëllai i të arrestuarit) dhe Florjan Fratija, të dy banues në Velipojë , Shkodër.

Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të intensifikuara nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe Stacionit të Policisë Shëngjin, në Malin e Rrencit u evidentua një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë  u arrestua në flagrancë shtetasi S. B., alias S. M., 30 vjeç, banues në Velipojë, Shkodër,  person  i shpallur në  kërkim nga DVP Shkodër, për veprën penale  plagosja e lehtë me dashje

Në vijim të operacionit u identifikuan dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. B., 25 vjeç,(vëllai i të arrestuarit) dhe F. F., 30 vjeç, të dy banues në Velipojë , Shkodër.

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë vijojnë punën  për kapjen e tyre.

Të dy vëllezërit, S. B. dhe M. B., rezultojnë persona të shpallur në kërkim nga DVP Shkodër,  për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.

Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon.

Lajm në përditësim...

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kërkon anulim të zgjedhjeve, si ju duket?