2848 bimë kanabisi bimë kanabisi janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacionit të koduar “Territori i pastër”.
Operacioni antikanabis është ndërmarrë në Pukë, Malësi të Madhe dhe në Vaun e Dejës, informoi sot policia.
Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim një 48 vjeçar, autor i dyshuar i kultivimit të 74 prej këtyre bimëve, në vendin e quajtur “Lugu i thive”.
Konkretisht:
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin Gj. Sh., 48 vjeç, pasi dyshohet se ka kultivuar 74 bimë cannabisi, në vendin e quajtur “Lugu i thive”. Punohet për kapjen e 48-vjeçarit. Gjithashtu, këto shërbime gjetën dhe asgjësuan në territoret e njësive administrative Pult, Shosh dhe Postribë, 1986 bimë të tjera cannabisi;
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shkrel, 508 bimë cannabisi;
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Shllak, 182 bimë cannabisi;
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën dhe asgjësuan në territorin e njësisë administrative Luf-Qerret, 98 bimë cannabisi.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.