Policia e Lezhës ka gjetur 710 bimë kanabis të kultivuara në fshatin Mërqi, të cilat janë asgjësuar nëpërmjet djegies.
Në pranga ka rënë Valentin Marku, 40-vjeç banues në fshatin Mërqi, i cili u arrestua teksa po kujdesej për bimët narkotike.
Po ashtu policia ka shpallur në kërkim Nikolin Palin, 33 vjeç, banues në fshatin Mërqi, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij janë gjetur pompa që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.