SHKODËR- Rreth 3 mijë bimë kanabisi janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës në kuadër të operacioni antidrogë. Asnjë prej kultivuesve nuk ka rënë në pranga, ndërsa në hetim janë vënë 2 roje mjedisi.
Konkretisht, blutë e Shkodrës njoftojnë se në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh u asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa, ndërkohë në njësitë administrative Kastrat dhe Gruemirë u asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Po ashtu, 139 bimë kanabisi u asgjësuan në Temal dhe Shllak dhe 438 bimë në Luf-Qerret dhe Gjegjan
“Gjatë kontrolleve në territorin e qarkut Shkodër u gjetën dhe asgjësuan 2943 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa. Për shpërdorim detyre procedohen penalisht 2 roje mjedisi.
Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariatet në varësi të saj kanë intensifikuar kontrollet në të gjithë territorin e qarkut, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.
Në territorin e njësive administrative Pult dhe Shosh, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën dhe asgjësuan 735 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Në territorin e njësive administrative Kastrat dhe Gruemirë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe asgjësuan 1631 bimë të dyshuara Cannabis Sativa.
Për këto raste u proceduan për shpërdorim detyre:
V. P., roje pyjesh
A. K., roje e zonave të mbrojtura
Në territorin e njësive administrative Temal dhe Shllak, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës asgjësuan 139 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.
Në territorin e njësive administrative Luf-Qerret dhe Gjegjan, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë asgjësuan 438 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa”, njoftoi Policia e Shkodrës.
Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të paligjshëm.
Komente
