Policia ka vënë në hetim teknikun Ermal Braja dhe administratorin e firmës së ashensorit Ardjan Sulollari, për ngjarjen e regjistruar në QSUT.
Ashensorit pritet t'i bëhet ekspertiza e plotë për të zbardhur shkaqet. Si pasojë e rënies është këputur njëra prej kavove, pasi ashensori në momentin e dëmtimit ka qenë në ngjitje.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 proceduan penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë", shtetasit: - E. B., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik ashensori; - A. S., 52 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i firmës së ashensorëve.
Procedimi penal ndaj këtyre shtetasve filloi pasi më datë 15.05.2022, rreth orës 23:30, në spitalin "Nënë Tereza", në katin -1, barrelisti, shtetasi K. D., duke transportuar me barrelë shtetasen V. C., paciente në spital, për shkak të një defekti janë bllokuar brenda në ashensor dhe si pasojë janë dëmtuar. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale", thuhet në njoftim.
Lajmi kryesor:
Këputet kabulli në ashensorin e QSUT-së, barrelmbajtësi dhe pacienti bllokohen brenda dhe mbeten të lënduar! Në hetim tekniku dhe administrator i firmës (VIDEO)
M.Q.//ReportTv.al