Politikë
Top 24

Ashensori privat i Bashës në pallat, ironizon Rama: E bëre si PD. Në zbritje s'të ka dalë ende gjumi, t'a harrojnë se do e lirosh

19 Dhjetor 2018, 18:02| Përditesimi: 19 Dhjetor 2018, 20:16

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit se kryetari i PD, Lulzim Basha ka një ashensor privat në pallatin e tij, ku ka shtuar edhe një kat, lejen e të cilit e ka firmosur vetë. Në një reagim në Tëitter, Rama ironizon Bashën se nuk mund të ndajë ashensorin me të tjerë, pasi e zë gjumi në zbritje, dhe e merr në ngjitje. Rama i përmend kryetarit të PD, se e ka kthyer ashensorin e pallatit njësoj si Partinë Demokratike "privat".

"Artist ç'janë këta që ankohen pse ke zaptuar ashensorin e pallatit? Po si mund të ngjitesh e të zbresësh ti me të tjerë, kur në zbritje s'të ka dalë ende gjumi, ndërsa në ngjitje të ka marrë krejt gjumi!Ti shyqyr e bëre PD si ashensorin, jo më të lirosh ashensorin. Ta harrojnë."-shkruan Rama. 

Reagimi i Ramës për Bashën vjen pas përgjigjies që Bashkia Tiranë i dha kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për akuzat e këtij të fundit për projektin e Unazës së Madhe.(LEXO KËTU)

Basha akuzoi Ramën dhe Veliajn se kanë ndryshuar planin Urbanistik të Tiranës për t'i dhënë një leje biznesmenit të akuzuar për trafik droge, Edmond Bego. Në përgjigjien e Bashkisë, akuzohej Basha se ia dhënë leje vetes për të shtuar një kat tek pallati ku banon në afërsi të liqenit, si edhe se ka zaptuar ashensorin në këtë pallat, duke e kthyer në një ashensor privat.

/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tirona: 19/12/2018 23:21

    Eh more tope topet po tallin e ty.Tope ste pelqejn komshinjt?Bli pallatin komplet more 230 miljon euro nga rruga e Kombit dhitja te gjithve dhe sflet njeri pastaj.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 19/12/2018 18:32

    Ha Bashloqja qe ze gjumi ne ashensor

    Përgjigju
  • Babalja: 19/12/2018 18:20

    Kshu esht o lulush kur e kruan me gjethe fiku!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?