Në pritje të kandidaturave të reja, deri më tani, kanë konfirmuar për “Report tv” pjesëmarrjen në konkurs, për drejtimin e Teatrit të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor drejtorja aktuale Zana Çela dhe 4 artistë të tjerë.
Përpos tenorit të njohur Josif Gjipali që rikandidon pas 6 viteve për kreun e TKOB, garës i shtohen artistët Arben Skënderaj, Kleanthi Gjika, Gëzim Xhaxhaj si dhe Adela Muçollari.
Primabalerina e TKOB Adela Muçollari, është një nga pretendentet kryesore të TKOB, e cila ka prezantuar nje platformë ambicioze dhe moderne për shndërrimin e TKOB në një altar të artit shqiptar gjithëpëtfshirës dhe një laborator për të rinjtë.
Kujtojmë se gara për drejtimin e TKOB u hap në 29 mars, dhe u shty sërish në 19 prill kur ishte parashikuar të mbyllej, për tu dhënë mundësinë artistëve të paraqesin platformat e tyre deri në 6 maj.
Pas shqyrtimit të dosjeve që do të bëhet nga Ministria e Kulturës, fjalën e fundit për miratimin e kreut të ardhshëm të “Operas” do ta ketë kryeministri Edi Rama.
A edhe këtu do i fut hundët ky i pështirë
Përgjigju