Gjyqtarja Mimoza Margjeka

Ashpërsohet masa/ Apeli i GJKKO rikthen në arrest shtëpie gjyqtaren Mimoza Margjeka

17 Dhjetor 2020, 16:06| Përditesimi: 17 Dhjetor 2020, 16:48

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit ashpërson masën për gjyqtaren Mimoza Margjeka, duke e rikthyer në "arrest shtëpie".

Margjekës e cila është e akuzuar për korrupsion, i rikthehet masa "arrest shtepie", ndërsa më parë për të ishte dhënë masa detyrim paraqitje.

Ne arrest shtëpie është lënë edhe bashkeshorti i saj Arben Cara, që ka luajtur rolin e sekserit apo marrësit të parave si dhe dy të rinjtë Nejton Bali dhe Klaudjo Zhilla. 

Gjyqtarja Margjeka akuzohet për korrupsion dhe për marrjen e një rryshfeti 6 mijë euro për të liruar një të arrestuar për trafik klandestinësh. Bëhet fjalë për Orion Balin i cili u lirua nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”. Orion Bali për të cilin gjykata e Pogradecit kishte caktuar arrest me burg, apeli i Korçës me vendimin e Margjekës e ka lënë në liri kundrejt garancisë pasurore prej 500 000 lekësh. Nejton Bali rezulton se është i afërmi i personit që iu ndryshua masa e sigurisë përkatësisht Orion Bali.

Së bashku me Margjekën në atë kohë SPAK mori nën hetim edhe bashkëshortin e gjyqtares, Arben Cara, avokatin e Balit, Skënder Demiraj, vëllanë e të pandehurit Nejton Balin dhe sekserin Klaudjo Zhilla.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?