Ashpërsimet e dënimit për dhunën në familje dhe thyerjen e karantinës, avokati: Të ekzagjeruara (VIDEO)

13 Prill 2020, 11:37| Përditesimi: 13 Prill 2020, 12:04

  • Share

Në një prononcim për Report Tv, avokati Ferdinand Doja tha se ndryshimet në Kodin Penal ndaj dhunës në familje, deri në 10 vite burg për përsëritësit dhe dhunën e ushtruar në sy të fëmijës, janë të ekzagjeruara. Problemi sipas tij është që drejtësia nuk ka funksionuar, pasi siç ai thotë nëse do të zbatohej ligji dhe abuzuesit do të bënin burg saç meritojnë, ata nuk do të ishin përsëritës.

"Për mua ashpërsimi i ligjit nuk është parandalim. Fenomeni është shumë i rëndë, por masat e dënimit po i shtojmë në mënyrë drastike. 10 vjet burg janë 10 vjet burg. Ai e ka përsëritur sepse nuk kanë marrë një dënim më parë, kanë anashkaluar me ndonjë detyrim paraqitje, pra nuk është zbatuar drejtësia. Po të respektohej ligji dhe të bëhej burg, nuk do kishim përsëritës", tha Doja për gazetarin Arsen Rusta.

Ndërkohë, sa i përket ndryshimeve të propozuara në Kodin Penal për ata që thyejnë karantinën, ai thotë se sërish janë të ekzagjeruara, duke përmendur situatën tjetër ku qeveria në këtë situatë të pandemisë, i nxorri vetë nga qelia disa të dënuar për t'u vetëkarantinuar në shtëpi. Një masë kjo që sipas tij teksa vjen për frenimin e përhapjes së koroanvirusit, bie ndesh me ndëshkimet e ashpra me burg.

"Ne kemi gjithë ata në burg tani që vetë qeveria në këtë situatë u detyrua t'i nxjerrë me kusht. Këto masa dënimi kaq të ashpra për mua janë të ekzagjeruar", tha avokat Doja për Report Tv.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?