Elseid Hysaj

Sport

'Asist' nga dëmtimet, ndryshon situata e Elseid Hysaj me Lazion

23 Janar, 16:02| Përditesimi: 23 Janar, 16:03

  • Share

Elseid Hysaj pritet të jetë pjesë e organikës së Lazios për pjesën e mbetur të sezonit.

Dëmtimi i Patric i "shkon përshtat" shkodranit që ka shanse të bindë Marco Baronin për ta pasur në listën finale për pjesën e mbetur të sezonit. Në Itali thonë se Patric rrezikon një operim dhe mungesë të gjatë në fushë.

Siç shkruan Il Messaggero, drejtuesit e Lazios po mendojnë të rikthejnë në organikë Hysajn. Mbrojtësi shqiptar nuk u federua në kampionat dhe Kupat e Europës në pjesën e parë të sezonit, por këto javët e fundit është rikthyer të japë kontributin e tij në fushë, duke treguar profesionalizëm dhe eksperiencë.

Forma e mirë dhe të qenit ndër më të vlerësuarit në ndeshjet e fundit ka bërë që te Lazio mos futen në merkato, por të bëjnë prapaktheheu dhe të besojnë te 30-vjeçari shkodran.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?