Nexhmije Hoxha, ish-bashkëshortja e Enver Hoxhës, ka mbyllur sytë në moshën 99 vjeçare, e rrethuar nga fëmijët dhe familjarët e saj, pasi ka lënë pas një histori të gjatë dhe të diskutueshme. Kjo lidhet me të shkuarën e saj komuniste dhe tranzicionin politik, me periudhën e ndërtimit të asaj që quhej “socializëm”, dhe ngjarjet që ajo përjetoi derisa mbylli sytë.
Nexhmije Hoxha, ishte dhe mbeti, gruaja që u impononte të gjithë politikanëve të pas ’90, ta sulmonin kur ishte “nevoja”, dhe ta admironin atë në fshehtësi. Askush nga ju o politikanë të tranzicionit, o ju që nuk latë gjë pa i bërë këtij vendi dhe shqiptarëve, o ju që si lubia u lëshuat mbi pasuritë e këtij vendi, duke vjedhur dhe duke zhvatur pa mëshirë edhe leckën e trupit të hallexhinjve, o ju që sot tregoheni me gisht si pasanikë të ardhur nga balta dhe hiçi, o ju që në 30 vjet vratë, gjymtuat dhe çmendët një popull që kurrë si qeshi buza, nuk do të mund të ikë si Nexhmija. Askush nga ju që sot jetoni në luks, dhe që harxhoni miliona për partitë, pushtetin, postin, qentë, macet, qejfet, orgjitë, skenarët, fëmijët, dashnoret dhe gratë e ndara, askush nga ju, që tundeni dhe shkundeni ekraneve dhe deklaroni se “çdo gjë e bëjmë për popullin”, askush nga ju që tallet me fakirin duke nxjerrë lot krokodili, nuk do të mund të ikë si Nexhmija.
Ju nuk keni bërë asgjë për vendin dhe shqiptarët, pasi e gjetët gati shtetin dhe pushtetin. Ju masakruat bukuritë dhe pasuritë e këtij vendi, ju shpërfytyruat moralin dhe traditat e shqiptarëve, ju mbollët cep më cep injorancën, pabesinë, hajdutërinë, abuzimin, korrupsionin, trafikun, kontrabandën, dhe u lidhët me të zinjtë brenda dhe jashtë vendit. Ju që sot krenoheni se “jeni politikanët e demokracisë”, në fakt keni qenë jeniçerë të bindur të agjenturave rajonale dhe europiane. Për ju, paraja është tapia e gjithçkaje, për ju pasuria ka qenë mbi interesin e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ju vinit nga zyrat dhe institutet e Nexhmijes, por shumë shpejt dolët nga “shishja” e saj dhe u bëtë shejtanër dhe jo shenjtorë.
Askush nga ju, nuk do të mund të ikë si Nexhmija, pasi ju ka kohë që jeni mbuluar nga llumi, mallkimi, akuza dhe denoncimi. Ju do të mbeteni përjetë njolla e turpit për shqiptarët, vendi i “nderit” për xhambazët dhe tradhtarët. Ju nuk e shani dot Nexhmijen, pasi nuk arritët ti tregoni shqiptarëve sa pasuri, sa vila, sa biznese, sa pallate dhe sa miliona euro kishte ajo në banka, por e gjykuat atë për dhjetra pako me kafe turke që kishte harxhuar… Ju nuk keni menduar për fundin tuaj, për haraçin që do të merrni një ditë, jo vetëm nga drejtësia e re, por edhe nga shqiptarët. Ju sot jeni mendjeprishur, çehreprishur, qejfprishur, planëprishur, qetësiprishur, pasi ka ardhur koha të rrëfeheni për mëkatet tuaja, ndryshe as atje nuk do tu gjejë shpirti qetësi.
Nexhmija iku si kriminele me dhe grua krimineli....mos me keqkuptoni por dhe keta majtas e djathtas si ajo jane...nga ajo mesuan ..
PërgjigjuRespekte!! Shkrim tepër realist.
PërgjigjuBrravooo
PërgjigjuNje shkrim shume i bukur komplimenti
Përgjigjuplotesisht dakort me osa shkruan zoti Ajazi.Te gjithe politikanet e sotem nuk i arrijne Nexhmije Hoxhes as tek thoi i gishtit te vogel,sepse kush me shume e kush me pak jane te zhytur ne pisllekun e sistemit te ri te cilit i sherbejne me zell ne kurriz te ketij populli dhe ne vecanti at qe e shajne dhe e mallkojne ate me shume.Nje nder ta,per te mos folur per diteziun Ilir Metaj,i cili eshte nje vampir dhe baba i korrupsionit se bashku me baxhellen e tij,pa permendur Berishen si agjent i UDB-se dhe bandit gjakpires e i degjenruar ne kulm etj etj ,eshte dhe Rudina Hajdari,e cila,mallkon Nexhmijen duke thene se iku nga kjo bote pa i hyre gjemb ne kembe,kurse i ati i saj ishte nje brigant vagabond,i akuzuar per vrasje e per pislleqe te ndryshme,kurse e ema e saj si gjyqtare i ka sherbyer me zell parase dhe urdherave te Sali bandit Berishes,ne kurriz te ketij populli.
PërgjigjuNexhmija dhe buri i saj ishin kriminele qe mesun Saliun, Meten,Bashen, qe ti hiqnin qafe ata qe u dilnin perpara...
Do ikin si qente me morra pipulli ka per ti pshurrur
PërgjigjuKy shkrim nuk ka vend per kent nje bravo te madhe
Përgjigju