Dopieta e Kylian Mbappe kundër Polonisë e dërgon sulmuesin në kuotën e nëntë golave në Kupat e Botës. Sulmuesi i Francës bëhet lojtari me më shumë gola në Botërorë para se të mbushë 24 vjeç. Mbappe që ende është 23 vjeç ka shënuar 9 gola, duke lënë pas Pele që para moshës 23 vjeçare shënoi 7 gola në kompeticionet e Kupës së Botës. Veç Pele, Mbappe lë pas Gyula Zsengeller (Hungari), James Rodriguez (Kolumbi) dhe Thomas Muller (Gjermani). Në moshën 23 vjeçare Mbappe ka shënuar 9 gola në Kupat e Botës, njësoj sa Messi dhe një më shumë se Cristiano Ronaldo. Në Katar Mbappe ia ka dalë të shënojë 5 gola në 4 ndeshje duke qenë lider i golashënuesve.
Lajmi kryesor:
KATAR 2022/ 4 gola në Francë - Poloni, Mbappe thyen rekordin e Pele dhe dërgon francezët në çerekfinalet e Botërorit! 'Gjelat' takohen me Anglinë (VIDEO)
S.Dh/ReportTv.al