Shqetësuese e quan deputeti i opozitës Asllan Dogjani uljen e denoncimeve nga administrata shtetërore në SPAK, teksa ishte i ftuar në Frontline në Report Tv.
“Shqetësuese që janë tkurrur denoncimet. Shqetësuese për ne, qytetarët dhe sistemin e drejtësisë. Ka shumë arsye pse janë tkurrur, unë sistemin e drejtësisë e përmbledh duke filluar nga prokuroria e shkallës së parë, të dytë e me radhë. Rënia e numrit të kallëzimeve ka të bëjë që ne kemi një strukturë në institucione dhe mund të themi se shumica prej tyre është e përfshirë dhe e lidhur me korrupsion. Nuk mundet hajduti të denoncojë hajdutin. Sa i përket rënies së kallëzimeve nga qytetarët unë e lidh me një fakt tjetër që ka humbur besimi i qytetarëve te institucionet ligj zbatuese. Kjo ka bërë që shumë probleme të zgjidhen me vetëgjyqësi”, tha ai.
“Drejtuesit e institucioneve kryeministri u kanë thënë të mos çojnë raste në SPAK. Prokurori i SPAK ka deklaruar se zyrtarë të lartë. Drejtuesi i SPAK ka bërë deklaratë të fortë për punonjës të policisë që kanë lidhje me grupe të strukturuara”, shtoi Dogjani.
Lajmi kryesor:
Debate mes opozitarëve, Shabani: Votuat për të liruar të korruptuarit! Dogjani: Po gënjen, je dhe pedagog! Koçi: SPAK dekurajohet nga sulmuesit
B.K//ReportTv.al