ROMË, Itali - Për raundin e tretë në Serie A, Roma vendase u mposht 0-1 nga Torino në 'Olimpico'. Trajneri mik Baroni hodhi në fushë nga minuta e parë dyshen e Kombëtares, Krisjtan Asllani dhe Ardian Ismajli, të cilët e kishin debutimin e tyre së bashku në fushë me fanellën e klubit të ri.
Ishte Asllani që la shenjën e parë në ndeshje, kur pas një ndërhyrje jo të rregullt u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 32. Vetëm tre minuta më vonë edhe Ismajli do merrte karton të verdhë.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 59-të falë një kundërsulmi të Torinos. Ngonge pasoi bukur për Giovanni Simeonen, i cili me një goditje të bukur nga hyrja e zonës mposhti Svilar. Ismajli dhe Asllani u vlerësuan me nota të larta, ndërsa mesfushori luajti 80-të minuta. Roma nuk mundej në shtëpi prej thuajse 10 muajsh, me 16 fitore e 2 barazime në 18 ndeshje.
Roma me gjashtë pikë mbetet në pozitën e katërt, ndërsa Torino shijon suksesin e parë dhe me katër pikë ngjitet në vendin e shtatë momental.
Komente
