Kristjan Asllani

Sport

Asllani drejt largimit nga Interi? Bologna interes të fortë, por pengesë mbetet çmimi

10 Korrik, 15:49| Përditesimi: 10 Korrik, 15:51

  • Share

Kristjan Asllani është gjithnjë e më pranë një largimi të mundshëm nga Interi, me klubin zikaltër që tashmë është i gatshëm të dëgjojë oferta për mesfushorin e kombëtares shqiptare. Mediet italiane raportojnë për interes konkret dhe së fundmi është zhvilluar një bisedë telefonike mes drejtuesve të Interit dhe atyre të Bolognës.

Skuadra nga Emilia-Romagna, që synon të mbetet në zonat e sipërme të Serie A dhe të tentojë një vend në Champions League, është në kërkim të përforcimeve me profil të lartë dhe e sheh Asllanin si të përshtatshëm për idetë taktike të trajnerit Vincenzo Italiano.

Sipas "Corriere dello Sport", negociatat kanë hasur në një pengesë të fortë financiare. Interi ka vendosur një çmim prej rreth 18 milionë eurosh për kartonin e 23-vjeçarit, shifër që drejtori sportiv i Bolognas, Giovanni Sartori, nuk është i gatshëm të paguajë në këtë fazë.

Negociatat pritet të vazhdojnë, me Bologna që shpreson të ulë kërkesën ekonomike të Interit ose të arrijë një marrëveshje me formulën e huazimit me të drejtë blerjeje, një opsion i shpeshtë në merkato për lojtarë të rinj me potencial.

Kristjan Asllani ka pasur hapësira të kufizuara në sezonin e kaluar me Interin dhe largimi i tij do t’i siguronte më shumë minuta në një ambient ku mund të rritet dhe të zhvillohet më tej si titullar.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Medalje: 11/07/2025 09:40

    Broja dhe Asllani po fitojne medalje shume te rendesishme me Chelsea dhe Inter ! Nuk duhet te largohen nga keto super klube. Bejne gabim

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksioni ndaj objekteve pa leje në sezon turistik, a dëmtohet imazhi i vendit?