Në prag të ndeshjes delikate me Barcelonën në Chamnpions League ish-mesfushori i Interit Wesley Sneijder ka dhënë një intervistë për ‘Gazetta dello Sport’. Holandezi fitues i ‘tripletës’ së famshme e ka krahasuar këtë 90 minutësh me atë në 2010 kur zikaltërit kapën majën e Europës.
Sneijder ka dhënë disa këshilli që ekipi i Inzaghit të luajë pa frikë në ‘Camp Nou’. Ai e cilëson Barcelonën si të frikshme, por ka shtuar se me Interin nuk bën shaka. Ndër të tjera shtatshkurtri është ndalur edhe te Krisjan Asllani, mesfushori shqiptar që më herët ka deklaruar se e ka idhull Snaijder.
“Unë idhulli i Asllanit? Nuk di çfarë të them, është një kënaqësi e madhe! E kam ndjekur nga afër dhe është vërtet një lojtar i talentuar. Mendoj se Interi ka bërë një goditje të madhe për të ardhmen me të,”- ishin fjalët e ish-fituesit të “Tripletës”.