Kristjan Asllani ishte emri që luajti 180 minuta të plota në dy ndeshjet e fundit të Kombëtares. Për mediet në Itali mesfushori 22-vjeçar tregon se ndihet gati për të marrë një rol më kryesor te Interi, ndërsa i çon "sms" direkt trajnerit Inzaghi.
“Nëse Calhanoglu mbetet jashtë për shkak dëmtimi, nuk e di nëse më takon mua ta zëvendësoj, tha lojtari shqiptar për “SportMediaset”.
A ndihem gati për këtë? E kam thënë gjithmonë, ndihem shumë i rritur. Aktivizimin që më jepet, edhe 20 minuta, mundohem ta shfrytëzoj sa më shumë. Në fund të fundit jam vetëm 22 vjeç.
A ka ndonjë ndryshim për rolin ku luaj unë mes Interit dhe Shqipërisë? Me rinisjen e kampionatit, Interi do të udhëtojë drejt fushës së Veronës:
Kampionat apo Champions League? Nëse je tek Interi, objektivi është t’i sjellësh trofetë në shtëpi. Nuk ka zgjedhje, duhet vetëm të fitosh. Ne duam ta fitojmë sërish titullin e Serie A, por edhe të jemi protagonistë në Champions League.
Rivali më i madh i Interit për titull në Serie A? Nuk e di, ka skuadra shumë të forta në kampionat, skuadra që kanë bërë transferime mjaft mira në merkato, që luajnë për të fituar. E fituam titullin sezonin e kaluar, do të jetë më e vështirë ta konfirmojmë veten. Ne po stërvitemi shumë më fort se sezonin e kaluar dhe kemi objektiva shumë të qarta”, tha Asllani.
Gjatë këtij sezoni Asllani ka luajtur me Interin shtatë takime dhe vetëm 181 minuta.