Asllani i Interit, zikaltërit mbyllin marrëveshjen me Empolin! Për shqiptarin jepen bonuse dhe lojtarë në huazim

16 Qershor 2022, 11:49| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 15:42

  • Share

Mungon vetëm zyrtarizimi, por mesfushori i kombëtares shqiptare Kristajn Asllani mund të quhet futbollisti më i ri i skuadrës së Interit. Sipas mediave në Itali, por mbi të gjitha edhe i gazetarit ekpsert të merkatos Fabrizio Romano, zikaltërit kanë gjetur marrëveshjen me Empolin mbi bazën e 14 milionë eurove.

Për 20-vjeçarin, i cili këtë sezon luajti 21 ndeshje në Seria A, do jepen edhe 2 milionë euro në formë bonusesh plus huazimin e sulmuesit uruguaian Satriano. Në këtë mënyrë Asllani bëhet futbollisti i dytë më i shtrenjtë shqiptar në merkato pas Marash Kumbullës për të cilin Roma pagoi në total 26.5 milionë euro. Më herët Inter kishte gjetur marrëveshjen edhe me vetë futbollistin, ndërsa zyrtarizimi pritet në 2-3 ditët e ardhshme. Mesfoshori nga Elbasani bëhet kështu futbollisti me skuadrën më prestigjioze në kombëtare.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?