Në "San Siro" Interi fitoi 3-1 kundër Empolit dhe ndjek kryesuesit e Napolit. Në këtë duel kishte një përballje shqiptarësh, pasi Asllani për vendasit dhe Ismajli për miqtë luajtën gjatë gjithë takimit. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, për t'i lënë golat në fraksionin e dytë.
Serinë e golave e hapi Lautaro Martinez me një supergoditje nga jashtë zone në minutën e 55-të, para se Asllani të asistonte për Dumfries. Goli i Esposito shkurtoi shifrat, ndërkohë që Thuram gjeti edhe të tretin te Interi në minutën e 89-të. Me këtë sukses Inter shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë, duke lënë Empolin me 20 pikë në pozitën e 14-të.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Asllani asist, Interi fiton dhe ndjek Napolin! Lazio goleadë me Hysajn në fushë, Fiorentina dhe Torino barazojnë 1-1
S.Dh/E.H/ReportTv.al