Kristjan Asllani

Asllani pas Çekisë: Nuk është e mundur të bëj gjithmonë gola e asiste

16 Nëntor, 23:22| Përditesimi: 16 Nëntor, 23:24

  • Share


Kombëtarja shqiptare barazoi 0-0 kundër Çekisë në "Air Albania", sfidë e vlefshme për Grupin B1 në Ligën e Kombeve. Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani.

“Unë kur luajta në Çeki, kisha gjithë ndeshjen Soucek pas meje. Edhe sot kisha disa probleme në pjesën e parë, se një herë vinte Soucek e një tjetër dhe nuk po gjeja hapësira. Kam kapur shumë pak topa në pjesën e parë. Në pushim më tha trajneri të shkoj të marr topin te mbrojtësit, ata besoj se u lodhën pak dhe u organizuam mirë në pjesën e dytë. Jemi të lumtur për pikën se kjo është një skuadër e fortë.

Sigurisht do luajmë me Ukrainën për të fituar. Kemi kualitet, por Çekia është skuadër fizike. E provuam deri në fund, por në fund marrim një pikë dhe e provojmë në ndeshjen tjetër

Kisha një kundërshtar një kundër një. Atë që bëra e bëra. Nuk është e mundur që unë të bëj gjithmonë asiste apo gola se nuk është e mundur”, tha Asllani për “SuperSport” pas ndeshjes.


Lajmi kryesor:

Liga e Kombeve/ S'ka 'krisma' në Tiranë, Shqipëria dhe Çekia barazojnë 0-0! Grupi B1 i hapur, të martën vjen Ukraina


S.Dh/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?