Kristjan Asllani, fëmijë me fanellën e Interit dhe i ati

Sport

Asllani përshëndetet me Interin: I kam dashur këto ngjyra që fëmijë, s'po gjej dot fjalët

26 Gusht, 14:07| Përditesimi: 26 Gusht, 14:09

  • Share

Kristjan Asllani do e vijojë karrierën te Torino, duke u larguar nga Interi pas tre sezonesh. Mesfushori i Kombëtares është përshëndetur me klubin që ka mbështetur që në vegjëli, duke ndarë edhe një foto të rrallë. 23-vjeçari tregon se e ka të vështirë të gjejë fjalët, për atë që e quan më shumë se një ekip, një familje.

“Të dashur tifozë të Interit, ka ardhur koha të përshëndetemi dhe më besoni, nuk është e lehtë të gjesh fjalët e duhura. Të vishja fanellën e Interit ka qenë një ëndërr e imja që kur isha fëmijë, kur brohorisja për këto ngjyra me sy plot admirim.

Sa herë që dilja në fushën e 'San Siros', ndjeja krenarinë dhe përgjegjësinë e përfaqësimit të një ekipi që do të jetë gjithmonë pjesë e imja. Falënderoj Interin që më dha mundësinë ta realizoj këtë ëndërr. Një falënderim i veçantë për shokët e mi të ekipit, të cilët nuk ishin thjesht një ekip, por një familje e vërtetë dhe për të gjithë stafin që më shoqëroi në këtë udhëtim.

Gjithmonë jam përpjekur ta nderoj këtë fanellë me përkushtim, sakrificë dhe respekt. Atyre që më mbështetën, u shpreh mirënjohjen time më të thellë. Po largohem nga Milano, por Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time, sepse kur i do këto ngjyra si fëmijë, nuk ndalesh kurrë së mbajturi me vete. Me dashuri, Kristjani", shkruan Asllani.

Mesfushori do jetë i huazuar për një sezon te Torino, ndërsa më pas klubi 'granata' ka të drejtën për ta blerë përfundimisht në bazë të paraqitjeve, këto të detajuara në marrëveshje, për 12.5 milionë euro me kontratë tre vjeçare.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?