Një shqiptar për pak nxorri Interin përfundimisht nga gara për titull kampion, por zikaltërit ia kanë arritur që sfidën kundër Empolit, e vlefshme për javën e 36 të Seria A, ta fitojnë 4-2 me përmbysje. Në San Siron e mbushur plot miqtë befasuan duke kaluar në avantazh të dyfishtë, fillimisht me ish-interistin Pinamonti pastaj me shqiptarin Kristjan Asllani. Për 20-vjeçarin e kombëtares shqiptare ky ishte edhe goli i parë në karrierë i realizuar në Seria A.
Ishte pikërisht ky gol që shkundi Interin kampion në fuqi, që falë tentativave të njëpasnjëshme shkurtoi fillimisht me një autogol dhe më pas Lautaro mbylli pjesën e parë me shifrat 2-2. Në pjesën e dytë argjentinasi me golin e dytë i dha epërsi për herë të parë zikaltërve në këtë përballje, ndërsa në shtesë Sanchez vulosi gjithçka në 4-2.
Përtej Interit që mori një 3 pikësh tejet të rëndësishëm pas ndeshjes pati superlativa për mesfushorin e Empolit Asallani. Trajneri i tyre tha se '20-vjeçari sapo ka përfunduar së piri qumësht, por premton të bëhet një futbollist i madh'.
Ndërkohë Juventus është befasuar nga Genoa, që e ka përmbysur 2-1. Goli i Dybalas u bë i pavlefshëm falë Gudmunnson dhe Crisito-s që siguruan 3 pikët për vendasit. Sakaq të dielën Milan ka mundësinë për ti marrë vendin Interit dhe për t’u kthyer kryesuese në Seria A. ‘Djalli’ luan në transfertë kundër Veron-s që ëndërron kupat e Europës.