Asnjë emigrant në Gjadër, aktivistët zhvendosin protestën te Kryeministria: Marrëveshja me Italinë ilegale

2 Dhjetor, 13:22| Përditesimi: 2 Dhjetor, 13:33

  • Share

Nga Lezha, protesta e aktivistëve kundër kampit të emigrantëve në Gjadër, është zhvendosur në Tiranë.

Aktivistët shkuan në fillim para godinës së Kryeministrisë, dhe më pas u zhvendosën pranë ambasadës Italiane në Shqipëri.

Thirrjet e protestuesve dhe pankartat e tyre ishin “Marrëveshje ilegale”, “Pa qeli, pa kufi”, duke kundërshtuar kështu paktin Rama-Meloni, që u mbijetoi dy parlamenteve, por që nuk po zbatohet për shkak të bllokimeve që i kanë bërë së fundmi gjykatat italiane. 

Pas dy lundrimeve të pasuksesshme më 15 tetor dhe 8 nëntor, ku anija Libra solli 16 dhe 8 emigrantë në Shëngjin, ndalimi i të cilëve u anulua pas nga gjykata e Romës, qendrat pritëse në Shëngjin dhe Gjadër janë bosh.

Ndonëse me personel të reduktuar, autoritetet Italiane vijojnë ti mbajnë të hapura, ku janë në pritje të vendimeve të drejtësisë në lidhje me këtë marrëveshje.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Svegliatevi: 02/12/2024 21:10

    Ore protestoni për Kullat e betonit të shëmtuara e pa kriter!?.. nuk lanë Shesh pa e bo përshesh me 40 a 50 kate?!

    Përgjigju
  • Doktori: 02/12/2024 13:51

    E pakuptueshme perse behej kjo proteste.

    Përgjigju
  • Bato: 02/12/2024 13:40

    Edhe komunistet morracake italine kishim manget loi

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?