Familjarët e 33-vjeçarit Arjan Sala i cili mbeti i bllokuar në magazinën e qendrës tregtare që u dogj prej dy ditësh, kërcënojnë të ndërhyjnë vetë të shtunën nëse nuk do të ketë rezultat nga kërkimet e forcave zjarrfikëse.
Në orët e pasdites u përdor një qen i specializuar kërkimi, por pa një rezultat konkret. Pjesë e zjarrfikësve u bë edhe një prej familjarëve të 33-vjeçarit, me të cilin janë hasur probleme për ta bindur për të dal jashtë, pasi nuk ka pranuar dhe ka kërkuar ët vijojë të kërkojë ende për shenja të trupit të 33-vjeçarit. Familjarët kërkojnë forcat të tjera shtesë përforcuese për gjetjen e tij.
Sipas tyre, kërkimit duhet të avancojnë të shtunën, përndryshe sipas tyre, do të ndërhyjnë vetë në ambientet e magazinës, në të cilën prej dy ditësh kërkohet roja i humbur.
Lajmi kryesor: