Spitali Infektiv

Asnjë humbje jete nga COVID në vend, regjistrohen 28 qytetarë të infektuar në 24 orë

19 Tetor 2022, 18:05| Përditesimi: 20 Tetor 2022, 09:17

  • Share

Asnjë humbje jetë nuk është regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë, si pasojë e koronavirusit. Ndërkohë, 28 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë njofton se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki:

13 në Tiranë, nga 3 qytetarë në Durrës, Fier, nga 2 qytetarë Shijak, Berat, nga 1 qytetarë në Kurbin, Selenicë, Himarë, Sarandë, Gjirokastër.

Në të gjithë vendin janë 239 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID-3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orë janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327.724 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (19 Tetor 2022) 

Raste të reja ditore                28
Të shëruar në 24 orë             20
Të shtruar në spitale              2
Humbje jete në 24 orë           0
Testime ditore                        631

Testime totale                       1,991,647
Raste pozitive                       331,555
Raste të shëruara                 327,724
Raste Aktive                          239
Humbje jete                           3,592

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    179
Fier                        15
Vlorë                       10
Berat                       8
Gjirokastër               6
Shkodër                   5
Elbasan                   5
Durrës                     8
Dibër                       3

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që prokurorët e SPAK të kenë mundësinë për një mandat tjetër?