Foto ilustruese

Asnjë humbje jete dhe 10 raste të reja nga 309 testime të kryera! Situata Covid-19 në vend në 24 orët e fundit

20 Nëntor 2022, 18:06| Përditesimi: 20 Nëntor 2022, 18:08

  • Share

Në 24 orët e fundit janë kryer 309 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 10 persona. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.  Rastet e reja raportohen në këto bashki: 6 në Tiranë, 2 në Kurbin, nga 1 qytetarë në Divjakë, Tepelenë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Janë 194 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.  Janë shëruar 5 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,354 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 20 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                10

Të shëruar në 24 orë             5

Të shtruar në spitale             3

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       309

Testime totale                   2,006,019

Raste pozitive                      332,142

Raste të shëruara                  328,354

Raste Aktive                             194

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    147

Gjirokastër                14

Vlorë                         8

Fier                           7

Elbasan                   6

Shkodër                 3

Berat                       3

Durrës                     3

Korçë.                     2

Lezhë.                     3

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?