Urgjenca infektive

Asnjë humbje jete dhe 11 persona të infektuar në të gjithë vendin! Situata Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit

23 Nëntor 2022, 17:29| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 17:45

  • Share

Janë kryer 464 testime në të gjithë vendin gjatë 24 orëve të fundit nga të cilat vetëm 11 persona kanë rezultuar pozitivë me koronavirus. Fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë humbje jete.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale vazhdon apelin ndaj qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

11 rastet e reja raportohen në këto bashki:  9 në Tiranë, 2 në Fier. Janë 185 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Mësohet se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 4 pacientë.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,400 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 23 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore                11

Të shëruar në 24 orë             21

Të shtruar në spitale             4

Humbje jete në 24 orë           0

Testime ditore                       464

Testime totale                   2,007,075

Raste pozitive                      332,179

Raste të shëruara                  328,400

Raste Aktive                             185

Humbje jete                              3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                    154

Fier                           10

Gjirokastër                8

Elbasan                   4

Vlorë                         1

Berat                           2

Durrës                     2

Lezhë.                     2

Shkodër                 2

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?