13 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga 628 testime të kryera në të gjithë vendin në 24 oët e fundit. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 13 qytetarë, në këto Bashki: 4 në Tiranë, nga 1 qytetarë në Lezhë, Durrës, Shijak, Rrogozhinë, Fier, Vlorë, Këlcyrë, Tepelenë, Elbasan.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë 184 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,167 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 8 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 13
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 628
Testime totale 2,000,550
Raste pozitive 331,944
Raste të shëruara 328,167
Raste Aktive 184
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 134
Fier 15
Vlorë 14
Gjirokastër 7
Durrës 4
Berat 4
Elbasan 3
Shkodër 2
Lezhë. 1