Në 24 orët e fundit në të gjithë vendin janë kryer 628 testime nga të cilat 19 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me Covid-19, ndërsa nuk janë regjistruar humbje jete. 53 persona janë shëruar.
Nga testimete kryera në vend kanë rezultuar pozitivë me Covid 19 persona dhe konkretisht në këto bashki:
10 në Tiranë, 2 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësnë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë.
Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,610 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (14 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 53
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 628
Testime totale 1,989,378
Raste pozitive 331,452
Raste të shëruara 327,610
Raste Aktive 251
Humbje jete 3,591
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 181
Elbasan 16
Fier 15
Gjirokastër 15
Shkodër 8
Vlorë 5
Berat 5
Lezhë 2
Durrës 2
Kukës 1
Korçë 1