Janë kryer 408 testime nga të cilat kanë rezultuar 22 qytetarë pozitivë me Covid-19 në të gjithë vendin në 24 orët e fundit. Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete.
Nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë 22 persona në këto bashki:
12 në Tiranë, nga 2 qytetarë në Durrës, Fier, nga 1 qytetarë në Shkodër, Kamzë, Vorë, Delvinë, Sarandë, Tepelenë.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit. Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë 211 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë.
Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,065 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika ( 3 Nëntor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 12
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 408
Testime totale 1,998,655
Raste pozitive 331,869
Raste të shëruara 328,065
Raste Aktive 211
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 140
Vlorë 20
Gjirokastër 15
Durrës 10
Fier 8
Berat 6
Elbasan 4
Shkodër 3
Korçë 2
Lezhë 1