33 qytetarë në të gjithë vendin kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 nga 709 testime të kryera, ndërsa nuk është regjistruar asnjë humbje jete.
Rastet e reja raportohen përkatësisht në këto bashki:
15 qytetarë në Tiranë, 4 në Sarandë, 3 në Vlorë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kurbin, Kavajë, Gjirokastër, nga 1 qytetarë në Fier, Selenicë, Elbasan.
Ministria e Shëndetësisë vazhdon me apelin ndaj qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit. Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Janë 353 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 5 pacientë.
Janë shëruar 70 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,355 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (7 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 70
Të shtruar në spitale 5
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 709
Testime totale 1,985,808
Raste pozitive 331,297
Raste të shëruara 327,355
Raste Aktive 353
Humbje jete 3,589
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 205
Elbasan 35
Vlorë 34
Fier 18
Shkodër 15
Lezhë 13
Gjirokastër 12
Durrës 8
Dibër 5
Korçë 4
Berat 3
Kukës 1
Komente
